RMV, Qeveria vendosi të mbështesë me 53.4 milionë euro 49 kompani

Qeveria e Maqedonisë së veriut sot në kuadër te vazhdimisht të seancës së 12-të, vendosi të mbështesë financiarisht investimet e 49-të kompanive, transmeton Portalb.mk.

“Në vazhdimin e seancës së 12-të të rregullt e cila u zhvilluar sot, Qeveria e Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi raportin e Agjencisë për investime të huaja, plotësuar me mendimin e Komisionit për vlerësimin e plotësimit të kushteve, për kërkesat e arriturat për lidhjen e Marrëveshjes për dhënien e mbështetjes financiare për investimet e arritura përmes Agjencisë për investime të huaja dhe nxitjen e eksportit, në përputhje me Ligjin për mbështetjen financiare të investimeve”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria raportoi se kanë aplikuar 54 kompani për marrëveshje të reja dhe 11 kompani për ndryshimin/plotësimin e marrëveshjeve të nënshkruara më parë.

“Nga 54 kërkesat për mbështetjen financiare të investimeve për marrëveshje të re, janë pranuar aplikimet e 39 kompanie, ndërsa nga 11 kërkesat e arritura për anekse, janë pranuar 10 aplikimet e kompanive për mbështetjen e investimeve të tyre gjatë këtij viti, në përputhje me kushtet dhe kriteret e konfirmuara në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria sqaroi se shuma maksimale në vjet si mbështetje financiare është nga 10% deri në 20% e investimeve të realizuara, por jo më shumë se 1 milionë euro.

“Vlera e përgjithshme e pranuar për mbështetjen e investimeve të kompanive nga të dy paketat është 53.4 milionë euro”, raportojnë nga Qeveria.

Seanca e 12-të e qeverisë kishte filluar dje në mënyrë online. Qeveria e RMV-së në seancën e mbrëmshme shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për vendosjen e linjës kreditore pa interes me grant komponentë destinuar për ndërmarrjet mikro dhe të vogla të prekura nga Kovid-19 (Kovid 3), dhe e angazhoi Ministrinë e Financave, në emër të Qeverisë të nënshkruajë marrëveshje për administrim të mjeteve me Bankën Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button