RMV, Ministrja e arsimit raportoi se 87% e nxënësve po ndjekin mësimin

Milla Carovska, ministrja e arsimit dhe shkencës sot shpërndau mirënjohjet për punëtorët e arsimit në vitin vitin shkollor 2019/20 për katër punonjës të arsimit, transmeton Portab.mk. Ndërkohë, raportoi se në vitin shkollor 2020/21 janë duke e ndjekur mësimin 87% e nxënësve.

“87% e nxënësve i ndjekin mësimin pa problem. Unë marr informacion çdo ditë”, deklaroi Carovska, duke vlerësuar se çdo ditë kemi rritje të numrit të nxënësve që kyçen në mësimin online.

Ministrja në lidhje me situatën epidemiologjike në sistemin arsimor, kemi nëntë nxënës dhe 13 mësimdhënës në gjithë vendin.

Raportohet se në shkollën fillore “Kliment Ohdriski” është infektuar një mësuese më virusin korona. Si rezultat i kësaj, ka filluar vetizolimi i 20 nxënësve të klasës së dytë. Gjithashtu raportohet se në në shkollat e Kërçovës kemi dy mësimdhënës tashmë të infektuar.

Shtefica Ujçik, Dobri Jovevski, Marjan Radeski dhe Marinela Bosheva janë vlerësuar si punonjësit e vitit për vitin e kaluar shkollor.

Ndryshe, në seancën e djeshme, Qeveria miratoi Raportin për punën e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave nga ana e shkollave fillore për organizimin e mësimit me prani fizike, të paraqitura në periudhën nga 5 deri më 6 tetor 2020. Komisioni ka pranuar vetëm 13 kërkesa të shkollave fillore për fillimin e mësimit me prani fizike.

Ndërkohë, dy ditë më parë Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se ka gjithsej 42 raste aktive të Kovid-19 te nxënësit dhe 65 te mësimdhënësit. Prej tyre 29 nxënës janë nga arsimi fillor, ndërsa 13 nga arsimi i mesëm, 47 mësimdhënës janë nga arsimi fillor, ndërsa 18 nga arsimi i mesëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button