Armata e RMV-së, Pas antarësimit në NATO, 1800 të paraqitur në konkursin për 200 ushtarë profesionistë

Më shumë se 1,800 kandidatë kanë aplikuar në konkursin për pranimin e 200 ushtarëve profesionistë në ARM, për të cilët në zhvillim e sipër janë kontrollet fizike të kandidatëve. Sipas Ministres së Mbrojtjes Radmila Sekerinska, interesi disa herë i rritur është për shkak të procedurave të thjeshtuara dhe kushteve të përmirësuara të punës, njofton Portalb.mk.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dje gjatë vizitës së kandidatëve për ushtarë profesionistë, të cilët aktualisht kryejnë kontrolle fizike,  theksoi se investimet gjatë tre viteve të kaluara në Armatë, veçanërisht rritja e pagave, përmirësimi i kushteve të punës, kthimi i besimit, kanë rezultuar që në këtë konkurs të ketë kaq shumë kandidatë të paraqitur.

“Në konkursin e parë  tre vjet më parë, ne kishim mezi 200 kandidatë për 125 ushtarë profesionistë. Kanë kaluar tre vjet, ne kemi investuar në Armatë, kemi investuar në mbrojtje dhe kjo është arsyeja pse në fillim të vitit kemi pasur 700 kandidatë për 70 pozicione. Tani që kemi shpallur një konkurs për 200 ushtarë, kemi marrë mbi 1800 kandidatë.

Një nga arsyet, shtoi ministrija, janë ndryshimet ligjore që e bëjnë shërbimin ushtarak vullnetar të mos jetë më kusht për të aplikuar për ushtarë profesionistë.

“Unë pres dhe shpresoj që vitin e ardhshëm në të njëjtën mënyrë të rrisim interesin për t’u regjistruar në Akademinë Ushtarake dhe në atë mënyrë do të rinovojmë jo vetëm ushtrinë, por edhe oficerët e Armatës,” tha Shekerinska.

Me ligjin e vjetër, kandidatët ishin të obliguar që së pari të dilnin vullnetarë për tre muaj për të shërbyer në ushtri, ndërsa nëse ishte e nevojshme, të aplikonin për punë.

“Njerëzit po humbnin besimin, nuk kishte mjaft aplikantë për shërbimin ushtarak vullnetar. Në fillim të vitit, ne ndryshuam ligjin dhe tani të gjithë ata që aplikuan për konkurs kalojnë tre muaj atë që kaluan ushtarët vullnetarë. Armata gjithmonë ka rikthyer besimin në të, ajo ka arritur t’u përgjigjet detyrave edhe në rrethanat më të vështira, por tani ne kemi treguar se shteti vlerëson ushtarët e tij, oficerët e saj dhe të rinjtë nga të gjitha bashkësitë etnike”, tha Shekerinska.

Për ushtarët profesionistë me rezultatet më të mira, Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes ofrojnë përparim në karrierë – mundësi trajnimi jashtë vendit, trajnim brenda programeve të NATO-s, shanse për të marrë pjesë në disa prej misioneve të drejtuara nga NATO si dhe misione të drejtuara nga KB dhe BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button