Gjykata në Athinë dënoi me 13 vite burg liderin dhe ish-deputetët e “Agimit të Artë”

Gjykata e apelit të Athinës dënoi me 13 vjet burg liderin e Agimit të Artë Nikos Michaloliakos dhe gjashtë bashkëpuntorë të tij, udhëheqës të partisë, të cilët akuzohen për formimin dhe drejtimin e Agimit të Artë si një organizatë kriminale nën maskën e një partie politike, njofton Portalb.mk.

Dënimin më të rëndë e mori anëtari i partisë ekstremiste, Jorgos Rupakias, me burgim të përjetshëm dhe 10 vite shtesë. Ai u shpall fajtor për vrasjen e reperit antinazist, Pavlos Fisas, në vitin 2013.

Prokurorja e gjyqit kundër organizatës kriminale Agimi i Artë dha propozimet e dënimeve në procesin që ka filluar ditën e martë për 57 të akuzuarit e partisë neonaziste,

Për kreun e kësaj partie Nikos Mihaloliakos ajo propozoi heqje lirie 13 vjet me akuzën e drejtimit të organizatës kriminale. Të njëjtin dënim, 13 vjet burg, ajo propozoi edhe për 6 liderët e tjerë të Ilias Kasidhiaris, Giannis Lagos, Christos Papas, Ilias Panagiotaros, Georgios Germenis dhe Artemis Mattheopoulos dhe po aq i dënoi edhe gjykata athinase, njofton Ta Nea.

Gjithashtu, u dënuan me nga 6 deri në 8 vite burg, 15 persona të tjerë, bashkëpunëtorë të Rupakias në vrasjen e reperit Fisas.

Kjo i jep fund gjyqit pesë-vjeçar, në të cilin u gjykuan 68 persona.

Gjykata në Athinë më 7 tetor e shpalli organizatë terroriste Agimin e Artë.

Kjo organizatë fitoi 18 vende në parlament në 2012, duke përfituar nga kriza e thellë ekonomike e vendit. Partia ishte në parlament deri në vitin 2019, kur edhe nuk arriti të kalojnë pragun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button