RMV, Qeveria solli vendim për linjë kreditore pa interes për ndërmarrjet mikro dhe të vogla Kovid-3

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbrëmshme shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për vendosjen e linjës kreditore pa interes me grant komponentë destinuar për ndërmarrjet mikro dhe të vogla të prekura nga Kovid-19 (Kovid 3), dhe e angazhoi Ministrinë e Financave, në emër të Qeverisë të nënshkruajë marrëveshje për administrim të mjeteve me Bankën Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, njofton Portalb.mk.

Lidhur me këtë pikë, Qeveria obligoi Ministrinë e Ekonomisë që të paraqesë një Projekt-vendim për transferimin e fondeve nga programi P1 në vlerë totale prej 60,000,000 denarësh në një llogari të veçantë të Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup si një kontribut buxhetor për zbatimin e masës. pas së cilës banka duhet të ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme për funksionalizimin e masës dhe krijimin e linjës së tretë të kreditit pa interes për të mbështetur ndërmarrjet mikro dhe të vogla.

“Qeveria udhëzoi Ministrinë e Financave, në bashkëpunim me Sekretariatin për Çështjet Evropiane, të informojnë Delegacionin e BE-së në vend se masa është miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë dhe Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup ndërmarrin aktivitete për operacionalizimin e të njëjtës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Fondet për linjën kreditore pa interes me grant komponent të destinuar për ndërmarrjet mikro dhe të vogla të prekura nga KOVID-19 (Kovid 3) janë tërhequr nga 50 milion euroshi i shpërblimit për progresin e përgjithshëm në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, për të cilën Qeveria me një letër zyrtare drejtuar Komisionit Evropian njofton atë se këto fonde do të përdoren për të rimëkëmbur vendin nga pasojat e shkaktuara nga pandemia me KOVID-19.

Puna e kësaj seance, njoftojnë nga  Qeveria, do të vazhdojë sot me shqyrtimin dhe aprovimin e kërkesave të pranuara për përfundimin e një Marrëveshje për dhënien e mbështetjes financiare për investimet e marra përmes Agjencisë për Investime të huaja dhe promovim të eksportit, në përputhje me Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button