RMV, ish shefi i DSK-së, Sasho Mijalkov, ka rezultuar pozitiv me kovid-19

Ish shefi i DSK-së, Sasho Mijalkov ka rezultuar pozitiv me kovid-19, ai paraprakisht kishte lajmëruar se ka simptome të virusit korona për këtë edhe u anulua seanca gjyqësore për rastin “Target-Fortesa” e cila ishte paraparë të mbahet sot, shkruan Portalb.mk.

Lajmin se ai është pozitiv me kovid-19 vetë Mijalkov e konfirmoi përmes një statusi në rrjetin social “fejsbuk”.

“Maksimalisht jam munduar të respektoj masat dhe rekomandimet e ekspertëve, për fat të keq sot morra rezultatin i cili thotë se jam pozitiv me kovid-19. Kjo është luftë me një armik të panjohur, por nuk ka dorëzim. Mbrohuni dhe kujdesuni për veten dhe të afërmit” shkroi Sasho Mijalkov në “fejsbuk”.

 

Sot në seancën për rastin “Target” ishte paraparë të dalin dëshmi materiale, si dhe dëshmia e ministrit të drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Përveç Mijalkov, të akuzuar në këtë rast janë edhe ish ministrja e punëve të brendshme tanimë e burgosur për një rast tjetër, Gordana Jankulovska, shefi i kabinetit të Mijalkov, Toni Jakimovski si dhe disa persona tjerë të DSK-së. Të akuzuar janë edhe tanimë të arratisurit Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovski.

Ndryshe, ky rast tani është në duart e prokurorisë të rregullt pasi u morën kompetencat e prokurorisë speciale. Sipas akuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve, gjatë periudhës nga 2008 deri në vitin 2015 janë përgjuar në mënyrë të jashtëligjshme 4,286 numra telefonik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button