Deputetët e Shqipërisë u takuan me krerët e institucioneve në RMV, ku diskutuan për çështje të ndryshme të përbashkëta

Deputetët e Parlamentit të Shqipërisë zhvilluan sot takim me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Presidentin dhe së Kryeministrin, transmeton Portalb.mk. Në takime u diskutua edhe për Shengenin Ballkanik, eurointegrimet, të drejtat e bashkësive dhe investimet e kompanive të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

“Gjithë përpjekjet për të ardhmen evropiane të shteteve tona janë edhe përpjekje për evropianizimin e shteteve, me qëllim një jetë më të mirë për qytetarët. Rajonit i duhet miqësia dhe bashkëpunimi, dhe ato po ndodhin”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev gjatë takimit me deputetët shqiptarë.

Në ekipin e deputetëve të Shqipërisë ishte Taulant Balla dhe Vasil Sterjovski.

“Gjithashtu u theksuar kujdesi për bashkësitë etnike në shtetet, si një urë dhe konfirmim i miqësisë së sinqertë ndërmjet dy shteteve”, raportojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Taulant Balla, pasi vizitoi kryeparlamentarin Talat Xhaferin, vlerësoi se parlamentet e të dy vendeve kanë bashkëpunim të mirë. Ai theksoi theksoi se ka shumë pak biznese shqiptare në RMV, ndërsa raportoi se Xhaferri ka shprehur interes për sipërmarrjet shqiptare dhe mundësitë tyre për të investuar edhe në Maqedoninë e Veriut.

“Qëllimi ynë është që bizneset shqiptare të investojnë në Maqedoninë e Veriut. Ka pak investime shqiptare ne Maqedoni. Të gjitha kontaktet tona zyrtare mendoj që duhet të ndërthuren me zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik”, deklaroi Balla.

Balla raportoi se në takimin me presidentin Stevo Pendarovski kanë vlerësuar iniciativën për shengenin ballkanik.

“Ndamë me Presidentin vlerësimin e përbashkët se shengeni rajonal është një domosdoshmëri historike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus në zgjerimin hapësirës së lirisë së lëvizjes për njerëzit, mallrat, shërbimet, kapitalet etj.”, deklaroi Balla.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button