Këshilli Inspektues: Inspektorët do të kenë kompetenca të reja më të mëdha

Kryetarja e Këshillit Inspektues, Magdalena Filipovska Grashoska, në konferencën e sotme për media, tha se me kërkesë të tyre, Qeveria ka miratuar ndryshim të ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundje infektuese, me të cilat u jepen kompetenca të reja dhe më të mëdha inspektorëve.

Siç sqaroi ajo, me këto ndryshime, të gjithë nëpunësit inspektues kanë kompetenca të reja më të mëdha për ballafaqim me shkelësit e protokolleve të korona virusit. Deri më tani, vetëm inspektorati shëndetësor dhe sanitar ka pasur kompetenca për të shqiptuar masa, ndërsa nëpunësit e tjerë inspektues kanë dorëzuar vetëm padi penale për mosrespektim të protokolleve në pajtueshmëri me kodin penal, shkruan Portalb.mk.

“Me ndryshimet e reja ligjore, kompetencat e këtilla për shqiptimin e ndalesës së punës dhe shqiptimit  urdhëresë për pagesë tani kanë edhe Inspektorati Shtetëror i Tregut, Inspektorati Shtetëror i Punës, Inspektorati Shtetëror i Transportit dhe të gjithë inspektoratet e tjera në nivel qendror dhe lokal. Konkretisht, nëse inspektorët vërtetojnë shkelje të protokolleve shëndetësore do të kenë kompetenca që të shqiptojnë në vend ndalim të përkohshëm të punës të subjekteve juridike të cilët nuk i respektojnë masat nga 10 -30 ditë”, deklaroi Filipovska Grashoska.

Sipas ndryshimeve ligjore, lartësia e gjobave do të varioj nga madhësia e subjektit juridik.

“Në këtë mënyrë presim që të rritet efikasitet i sanksionit, ndërsa nga ana tjetër do të ketë rregull, përkatësisht atyre personave juridik që i respektojnë protokollet do t’u jepet mundësi të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre, ndërsa ata të cilët nuk i respektojnë të sanksionohen në mënyrë adekuate dhe në kohë”, deklaroi kryetarja e Këshillit Inspektues.

Ajo po ashtu ka informuar se vazhdojnë kontrolli i inspektorëve në teren dhe nga periudha 3-11 tetor janë realizuar 2881 kontrolle dhe 220 mbikëqyrje të jashtëzakonshme në lidhje me respektimin e protokolleve shëndetësore për hapjen dhe punën e kafeterive.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë ngritur 23 shkelje nga ana e inspektorëve të tregut dhe 19 padi penale për mosrespektimin e protokolleve të Covid 19

“Nga këto 19 denocime, 9 janë për persona juridik nga Shkupi, 5 në Kërçovë nga dy padi penale në Manastir dhe Kavadar dhe një padi penale në Ohër. Janë shqiptuar edhe 5 vendime për shkelje të tjera. Inspektorët e tregut kanë kryer kontrolle intensive edhe në tre ditët e fundit për shkak të fundjavës pa TVSH dhe në lidhje me atë nëse çmimet e produkteve në regjistrat e tregtarët përputhen me çmimet e vendosura në produkte, me qëllim që të ndalohen manipulime të mundshme. Gjatë kohës së fundjavës pa TVSH, inspektorët e tregut kanë konstatuar 15 shkelje të ligjit për tregti dhe mbrojtje të konsumatorëve.”, tha Filipovska Grashoska.

Ndërkohë, drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski, sqaroi se 19 padit penale që janë ngritur gjatë kësaj periudhe, kanë të bëjnë me organizimin e dasmave dhe mosrespektimin e protokolleve të vendimit të fundit të Komisionit për Sëmundje Infektive.

Ndryshimet ligjore janë dërguar në Kuvend dhe sapo të votohen dhe të shpallen në gazetë zyrtare, inspektorët do të vazhdojnë të veprojnë sipas kompetencave të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button