fbpx

RMV, Pas vërejtjeve në raportin e KE-së për RTVM-në, Qeveria miratoi disa konkluza

Në seancën e djeshme Qeveria miratoi konkluzën, e cili i sugjeron shërbimit publik për radiodifuzion me përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara dhe institucioneve relevante, të përcaktojnë qasje strategjike për reforma në RTVM dhe zgjidhje të qëndrueshme për rikonstruimin e borxhit të shërbimit publik për radiodifuzion dhe për të njëjtën ta informojë Komisionin Evropian, përmes Sekretariatit për Çështje Evropiane, më së voni deri më 30 tetor 2020, informuan nga Qeveria, transmeton Portalb.mk.

“Obligohet Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, në kuadër të buxhetit të saj të parashikojë mjetet e caktuara me Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike dhe për të njëjtën ta informojë Komisionin Evropian, përmes Sekretariatit për Çështje Evropiane, më së voni deri më 30 tetor 2020, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Konkluzat e sjella pasojnë pas rishikimit të informacionit mbi takimin e katërmbëdhjetë të mbajtur të Nënkomitetit për Drejtësi dhe Punët e Brendshme midis RMV-së dhe BE-së në kuadër të Komitetit të Stabilizim-Asociimit.

Ndryshe, reagimi i qeverisë vjen pas publikimit të Raportit të Komisionit Evropian (KE) për përparimin e vendit tonë gjatë vitin 2020. Në kapitullin mbi lirinë e shprehjes, KE vuri në dukje se reforma e RTVM është në një fazë të hershme dhe kësaj çështje duhet t’i jepet përparësi.

Në Raportin e KE-së thuhet se Qeveria ka të drejtë diskrecionale me Ligjin për ASHMAV për të transferuar fonde në RTVM që janë më pak se përqindja e garantuar ligjërisht, e cila në vitin 2021 duhet të arrijë një për qind e të ardhurave të realizuara në buxhetin e shtetit për këtë vit.

“Po aq e rëndësishme është të gjenden zgjidhje për borxhet e vjetra të servisit radiodifuziv publik ndaj institucioneve shtetërore. Nevojiten përpjekje plotësuese për të përmirësuar cilësinë e raportimit të tij dhe për të modernizuar procedurat e funksionimit dhe pajisjet teknike të këtij servisi” thuhet në raportin e KE-së që ka të bëjë me pjesën e RTM-së.

KE-ja në raportin e saj konstatoi gjithashtu se Kuvendi i RMV nuk arriti të caktojë anëtarët e rinj të Këshillit të programit të RTVM-së, duke theksuar se është e nevojshme që reformat në RTVM të jenë prioritare duke siguruar qëndrueshmërinë dhe pavarësinë e saj financiare.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close