BE-ja siguroi 500 mijë doza ‘Remdesivir’, furnizim edhe për Maqedoninë e Veriut

Komisioni Evropian nënshkroi të enjten një marrëveshje të përbashkët me firmën farmaceutike amerikane Gilead për furnizimin deri në 500,000 doza të Veklury, Remdesivir. Përmes Bashkimit Evropian edhe Republika e Maqedonisë së Veriut fiton qasje të shpejtë në ilaçin Remedsivir, me mundësi për rritjen e mëtejshme të sasisë, njofton ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

“Marrëveshja e përbashkët e prokurirmit u nënshkrua nga 36 vende, duke përfshirë vendet e Bashkimit Evropian, Norvegjinë dhe Islandën, Mbretërinë e Bashkuar dhe gjashtë vende antare dhe kandidate potenciale të për në BE, në të cilat, përveç Republikës së Maqedonisë së Veriut, furnizim të drejtpërdrejtë të ilaçit mund të bëjnë edhe Shqipëria dhe Serbia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Vekluri (Remedisiviri) është një ilaç për trajtimin e pacientëve me Covid-19 të cilët kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit dhe procedura për porosinë direkte të ilaçit mund të fillojë menjëherë.

Kjo është procedura e gjashtë për furnizim të përbashkët që po implementohet me sukses. Furnizimi i përbashkët ka qenë një instrument i Komisionit Evropian që nga fillimi i vitit, duke siguruar vendet me akses shtesë në pajisjet mbrojtëse personale, aparatet e frymëmarrjes, teste dhe pajisje të tjera të nevojshme mjekësore.

Përndryshe, Republika e Maqedonisë së Veriut përmes Studimit Klinik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tashmë e posedon ilaçin Remedisivir, ndërsa kjo do të sigurojë sasi shtesë të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button