fbpx

Shekerinska: Armata do të jetë më e mirë dhe e fortë kur burrat dhe gratë janë njësoj të mirëpritur

Radmilla Shekerinska, ministrja e mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut sot në Planin kombëtar “Gratë, paqja dhe siguria”, vlerësoi se armata do të jetë më e mirë në momentit kur gratë dhe burrat janë njësoj të mirëpritura, transmeton Portalb.mk. Në aktivitetin e sotëm mori pjesë edhe përfaqësues i Mbretërisë së Bashkuar, atasheu Andy Leighton.

„Dëshiroj të përgëzoj shumë burra dhe gra në Ministri dhe Armatë që kanë bërë përpjekje serioze në dy vitet e kaluara dhe si rezultat i përpjekjeve të tyre sot ne kemi një mjedis që është shumë më i hapur për gratë, kemi gra në pozita të larta që janë shumë më të shumta dhe “Ne kemi çka të tregojmë si një anëtar i NATO-s me shembullin tonë dhe rezultatin tonë”, tha ministrja Shekerinska.

Ajo vlerësoi se në armatë grave ju është dhënë shumë mundësi, duke raportuar se  është vendosur një aplikacion për të raportuar ngacmimin në vendin e punës, janë emëruar këshilltarë gjinorë të cilët tani janë prezent në të gjitha strukturat e Armatës, si edhe mbahen trajnime kundër ngacmimit gjinor.

„Nuk e kemi harruar temën që ne mendojmë se është e rëndësishme – dhe kjo është që Armata dhe Mbrojtja do të jenë më të mira dhe më të forta nëse burrat dhe gratë janë njësoj të mirëpritur në to”, deklaroi Shekerinska.

Sot në Qendrën për Trajnimin e Pilotëve në Petrovec u promovua Plani i dytë Aksional Kombëtar për zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB “Gratë, Paqja dhe Siguria” dhe festimin e 20 vjetorit nga botimi i Rezolutës.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close