Kiçeec është zhvendosur në Ohër, Gjykata e atjeshme do të vendosë për prolongimin e mbajtjes së burgut

Lutje për prolongim të dënimit të plotfuqishëm me burg nga ana e Zoran Milevskit – Kiçeec, është dorëzuar deri te gjykatësi përkatës për zbatimin e sanksioneve i cili ka lëshuar akt urdhërues me të cilin është dashur që dje ai të paraqitet në Burgun e Shutkës, informojnë sot nga Gjykata Penale e Shkupit, njofton Portalb.mk.

“Njëkohësisht i dënuari e ka njoftuar gjykatën se pas pranimit të aktit urdhërues i njëjti e ka ndryshuar adresën e vendbanimit nga Shkupi në Ohër, në pajtueshmëri me Ligjin për Zbatim të Sanksioneve edhe atë sipas nenit 7 paragrafi 2 dhe nenit 137 paragrafi 1, për vendosje për lutjen për prolongim, por edhe për veprim të mëtutjeshëm për lëndën gjykatë përkatëse sipas adresës së vendbanimit të të dënuarit është Gjykata Themelore e Ohrit, ku lënda është dërguar”, thuhet në kumtesë.

Ndryshe, Kiçeec e pranoi veprën në fillim të gjykimit për lëndën “Reket”, ndryshe nga dy të pandehurit e tjerë Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Katica Janeva.

Dënimin me tre vjet burg për Zoran Milevski – Kiçeec,  e ka konfirmuar Gjykata e Apelit Shkup.

Sipas aktgjykimit, i pandehuri i tretë në “Reket”, Mileski, i kishte organizuar takimet e Boki 13 dhe Orce Kamçev në shtëpinë e tij, Boki 13 e kishte siguruar dëshmitarin Kamçev se Janeva do të përmbushte, përkatësisht i kishte përmbushur të gjitha kërkesat për lehtësimin e statusit të tij si të dyshuar dhe i paraburgosur në hetimin e PSP-së “Perandoria”. Duke mos ditur që dëshmitari Kamçev i kishte regjistruar atë që po thoshin, si po e reketonin dhe Jovanovskin duke marrë një torbë me para, ajo e siguroi atë përmes telefonit: “Gjithçka do të jetë në rregull!”. Mileski qysh në fillim të gjykimit për “Reket”, e pranoi veprën, ndryshe nga dy të pandehurit tjerë Bojan JovanovskiBoki 13 dhe Katica Janeva, të cilët thanë se nuk ishin fajtorë dhe gjykimi për ta vazhdoi. Boki u dënua me 9, Katica me 7 vjet burg dhe ende janë në paraburgim. Gjykata e Apelit e Shkupit do të vendosë për ankesat e reja.

Ndër rrethanat lehtësuese që gjykata i mori parasysh së pari ishin që deri tani Kiçeec nuk ka qenë i dënuar, kundër tij nuk zhvillohen procedura tjetër, si dhe se ka treguar sjellje të mirë para gjykatës duke e pranuar fajin ka kontribuar në zhvillimin efektiv të procedurës kundër tij. Për veprën “Marrje e shpërblimit për ndikim të paligjshëm”, parashikohet dënim me burg prej 1 deri në 10 vjet.

Kiçeec, menjëherë pas vendimit, u lirua nga paraburgimi. Tani aktgjykimi është i vlefshëm dhe ai do të presë ftesën për të vuajtur dënimin me burg, i cili do të jetë më pak se 3 vjet, sepse në dënimin me burg është llogaritur koha e “vuajtur” në paraburgim.

Treshja: Jovanovski-Janeva-Kiçeec janë tre të vetmit që gjatë qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe garniturës së re të LSDM-së të cilët janë përgjigjur për krim të organizuar dhe korrupsion.

I akuzuari i parë në këtë rast është Bojan Jovanovski – Boki 13, i cili në aktakuzë akuzohet se ka ndikuar tek prokurorja speciale Katica Janeva, që i dyshuari në lëndën “Perandoria”, Orce Kamçev, merr masa më të lehta në procedurë hetimore.

Në procesin e deritanishëm në rastin “Zhvatja”, janë prezantuar dëshmi të ndryshme materiale dhe dëshmitar.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button