RMV, nëse nuk respektohen protokollet shëndetësore, pason gjobë prej 2.500 deri në 30.000 euro

Autorizime të reja më të mëdha për shërbimet e inspektimit për përballje me shkelësit e protokolleve të KOVID janë parashikuar në ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet Infektive. Nëse inspektorët konstatojnë shkelje të protokolleve shëndetësore, ata do të kenë autorizim aty për aty të shqiptojnë vendim për ndalim të përkohshëm të kryerjes së veprimtarisë për 10 deri në 30 ditë për personat juridikë që nuk i respektojnë masat, njofton Portalb.mk.

Për më tepër sipas propozimeve të reja, lartësia e gjobave do të ndryshojë varësisht nga madhësia e personit juridik. Në këtë mënyrë, ne presim që të sigurohet sanksioni të jetë efektiv, ndërsa nga ana tjetër do të ketë drejtësi, përkatësisht, personave juridikë që i respektojnë protokollet do t’u jepet mundësi për të vazhduar  të bëjnë punën e tyre, kurse ato persona juridikë që nuk do të t’i përmbahen protokolleve për të sanksionohen si duhet dhe me kohë.

Në të njëjtën kohë, me ndryshimet e reja ligjore do të rriten gjobat për shkelësit e protokolleve shëndetësore. Shuma e gjobave do të varet nga madhësia e personave juridikë (firmat).

Lidhur me lartësinë e gjobës, me ndryshimet parashihen gjoba prej 2.500-3.000 euro në kundërvlerë me denarë për mikro ndërmarrje që e shkel protokollin, 5.500-6.000 euro për  ndërmarrje të vogël, 17.500-18.000 euro për ndërmarrje të mesme dhe 25.000-30.000 euro për ndërmarrje të madhe, si dhe gjoba përkatëse për personin përgjegjës të personit juridik (1.500 euro), 750 euro për tregtar individual dhe 250 euro për person fizik.

Ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet Infektive do të hyjnë në fuqi pasi të pranohet dhe miratohet nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button