RMV, Mbi 74 mijë dënime deri më tani për mosmbajtje të maskës

Në Maqedoninë e Veriut mos-mbajtja e maskave në hapësira publike është e dënueshme. Ministria e punëve të brendshme (MPB) çdo ditë raporton për numrin e qytetarëve që janë dënuar pasi nuk mbajnë maska, transmeton Portalb.mk.

“Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, në raport me mbajtjen e maskave për mbrojtje personale, janë regjistruar 869 shkelje”, raportuan sot nga MPB-ja.

Prej hyrjes në fuqi të këtij ligji, ka pasur raste kur policia ka raportuar mbi një mijë dënime në ditë për mosmbajtje të maskave. Mosmbajtja e maskave ka filluar të dënohet prej muajit maj, ndërsa për këtë shkelje qytetarët duhet të paguajnë 20 euro dënim.

Toni Angellov, zëdhënësi i MPB-së raportoi se deri më tani janë dënuar mbi 74 mijë qytetarë për mosmbajjte të maskave.

“Deri tani kemi firmosu mbi 74 mijë gjoba për mosmbajtjen e maskës. Kryesisht në territorin e Shkupit, Ohër dhe Tetovë”, deklaroi Angellovski për EN, duke raportuar që edhe në dy javët e fundit numri i dënimeve sillet nga 800 deri 900 dënime në ditë.

MPB-ja një ditë pasi u hoq ora policore pas 66 ditëve në Maqedoninë e Veriut njoftoi se gjatë kësaj periudhë 66 ditore gjithsej 3.412 persona nuk e kishin respektuar orën policore, ndërkaq 3.110 prej tyre janë arrestuar në stacion policor.

Ndryshe, kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në profilin e tij në Twitter ka njoftuar se nga dita e enjte mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme në vende të hapura në gjithë territorin e shtetit.

LEXO: Përdorimi i maskave nga fëmijët, moshat që duhet të mbajnë sipas OBSH-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button