fbpx

Dy ekonomistë amerikanë u shpërblyen me Çmimin Nobel për përmirësimet në teorinë e ankandit

Ekonomistët amerikanë, Paul Milgrom dhe Robert Wilson, fituan Çmimin Nobel për Ekonomi.

Ata u shpërblyen në lidhje me përmirësimet në teorinë e ankandit.

“Ankandet janë kudo dhe ndikojnë në jetën tonë të përditshme. Laureatët e këtij viti, Paul Milgrom dhe Robert Wilson, kanë përmirësuar teorinë e ankandit dhe kanë shpikur formate të reja ankandi, duke përfituar shitësit, blerësit dhe taksapaguesit në të gjithë botën”, shkroi në faqen zyrtare, Komiteti i Çmimit Nobel, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Ky është shpërblimi i gjashtë që ndahet nga Komiteti i Nobelit këtë vit.

Ceremonia tradicionale e fituesve që zakonisht ndahet në dhjetor është anuluar dhe disa organizime po mbahen në formën online për të shmangur rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close