BE-ja kundërshton idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi është shprehur kundër idesë që një ndryshim kufijsh në baza etnike do të ishte zgjidhja për arritjen e marrëveshjes finale mes dy vendeve.

Lajçaku e ka konsideruar si ide të rrezikshme për rajonin nëse preken kufijtë, shkruan KTV.

“Duhet të gjejmë një zgjidhje evropiane dhe të përshtatshme për shekullin 21. Rajoni ka të kaluar tragjike me kufijtë e vizatuar në vija etnike. Reagimet në rajon kanë qenë tejet negative dhe ne, që qëndrojmë për vlerat dhe zgjidhjet evropiane, nuk e përkrahim. Disa besojnë që do të ishte në rregull nëse dy palët do të pajtoheshin në këtë mënyrë. Por çmimi do të ishte tejet i lartë. Ne duhet të garantojmë standardet evropiane dhe të ndihmojmë në stabilizimin e rajonit. Ndryshimi i kufijve do të ishte efekt të kundërt”, ka thënë ai në një përgjigje për “wienerzeitung”.

Në këtë intervistë, Lajçaku po ashtu ka kërkuar implementimin e marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button