Dimitrov: Nëse BE lejon që gjuha maqedonase të jetë pengesë, ajo nuk e meriton mbiemrin “evropian”

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov tha se Bashkimi Evropian nuk guxon të lejojë që gjuha maqedonase të jetë pengesë për integrimin tonë, në shënimin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore të Popullit të Maqedonisë në Prilep. Ai tha se nëse ndodh ajo, nuk mund të besojë në një Bashkim Evropian të tillë, njofton Portalb.mk.

“Një çështje do të them. Mendoj se nuk është evropiane gjuha maqedonase të bëhet pengesë në ardhmërinë tonë evropiane dhe integrim. Nëse Bashkimi Evropian lejon në njëfarë mënyre që të jetë pengesë për integrimin tonë, atëherë nuk do ta meritojë emrin e saj, mbiemrin “evropian” dhe nuk e di nëse do të mund të besojë në një Bashkim Evropian të tillë. Nuk ka miqësi pa respekt të ndërsjellë. Të gjithë ata që duan ta shohin popullin maqedonas të afërt dhe miqësor, patjetër të na pranojnë ashtu siç jemi dhe gjuhën që e flasim, ne jemi maqedonas dhe flasim gjuhë maqedonase”, tha Dimitrov.

Zv/kryeministri shtoi se askush në botë, as një shtet tjetër, as mik e as më e largët, as organizata ndërkombëtare nuk ka të drejtë të përzihet në të drejtën tonë për vetëvendosje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button