BE ofron fonde për hekurudhat, qeveria preferon të ndërtojë rrugë

Komisioni Evropian në Planin Ekonomik- investues për Ballkanin Perëndimor në pjesën për vendin tonë thekson se do të financojë ndërtimin e infrastrukturës së re hekurudhore dhe mbindërtimin e asaj ekzistuese. Në paketën financiare me vlerë 9 miliardë euro, e cila do të jetë në dispozicion për vendet e Ballkanit Perëndimor përmes fondeve IPA III, por edhe përmes granteve shtesë dhe kredive që do të merreshin në vitet e ardhshme, Komisioni Evropian thekson qartë se prioritet është lidhja lindje-perëndim, si dhe veri-jug midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.

Me fondet e siguruara nga BE, për vendin tonë theksohet financimi i Korridorit hekurudhor 8 midis Shkupit dhe kufirit me Bullgarinë, në mënyrë që të lidhin dy kryeqytetet Shkupin dhe Sofjen me tren. Njëkohësisht, në Planin ekonomik- investues përmendet mbindërtimi i lidhjes ekzistuese hekurudhore nga Nishi në kufirin Maqedoni-Serbi, por edhe rilidhjen e hekurudhës ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe kështu të vihet në funksion hekurudha në këtë degë të korridorit 10, i cili nga Shkupi, përmes Prishtinës dhe pjesës qendrore të Serbisë, do të na lidhte me Beogradin.

Në dokumentin i botuar të KE për vendin tonë janë përmendur vetëm projektet për ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës hekurudhore, megjithëse autoritetet tona shtetërore vite me radhë prioritetet e tyre në ndërtimin e rrugëve të reja. Edhe pardje, kryeministri Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me komisarin e BE-së Oliver Varhei tha se ishte i kënaqur që lista e projekteve të pjekura kombëtare u pranua, duke përmendur përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në Korridorin 8. Megjithatë, në Planin ekonomik-investues të KE-së në pjesën për vendin tonë askund nuk thuhet se do të mbështeten projekte të infrastrukturës rrugore.

Profesori Zoran Krakutovski nga Fakulteti i ndërtimtarisë në UKIM për Meta.mk thotë se Komisioni Evropian ka një kohë të gjatë që është i qëndrueshëm në politikën e transportit në lidhje me projektet që i mbështet në vendin tonë.

“Pse është hekurudha dhe modernizimi ose zgjerimi i saj prioritet në këto politika?” Sepse hekurudha është sistem transporti që ka shpenzime transportuese të jashtme pothuajse të papërfillshme të shkaktuara nga transporti në shpinë të shoqërisë (këto janë kosto që lidhen me sigurinë mjedisore dhe të trafikut) në lidhje me transportin rrugor. Motivi tjetër për politika të tilla të KE-së, mendoj, është që hekurudhat janë sistem transporti që është shumë më ekonomik kur bëhet fjalë për transportin në distanca të gjata dhe/ose kur kemi vëllim të madh të trafikut e është veçanërisht i rëndësishëm për vendet që nuk kanë dalje në det”, thotë Krakutovski.

Mendimi i tij personal është se ndërtimi i hekurudhës së Korridorit 8 dhe problemet të cilat viteve të fundit u paraqitën janë rezultat i menaxhimit shumë të dobët të Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore të RMV-së për projekte kaq specifike dhe të rëndësishme.

“Mendoj se duhet të themelohet agjenci e veçantë qeveritare për investime në infrastrukturën hekurudhore, e cila do të marrë përsipër detyrimet dhe përgjegjësitë për zbatimin e këtyre projekteve”, tha profesori Krakutovski.

Përveç faktit që komisari i BE-së Varheji erdhi dje në Shkup me Paketën e investimeve ekonomike për Ballkanin Perëndimor, ai gjithashtu paraqiti në qeveri Raportin e progresit për vendin tonë për vitin 2020 të përgatitur nga Komisioni Evropian. Dhe pikërisht aty, në kapitullin mbi rrjetin trans-evropian dhe rrjetin evropian TEN-T, vihet re se nuk është bërë asnjë përparim në përfundimin e reformave sektoriale dhe rekomandimet nga viti 2019 mbeten të rëndësishme deri më sot në lidhje me kapitullin e ndërlidhjes së transportit.

KE kërkon vitin e ardhshëm të forcojë kapacitetin operativ dhe teknik të të gjitha institucioneve që merren me zhvillimin e korridoreve të rrjetit TEN-T dhe të harmonizojë kornizën ligjore me rregulloret evropiane për rrjetin trans-evropian.

“Ndërtimi i Korridorit hekurudhor 8 për në Bullgari po përballet me vonesa të konsiderueshme duke qenë i përfunduar vetëm 28%. Kjo do të ketë pasoja serioze për hapjen e pjesës së fundit të korridorit ‘Orient / Mesdheut Lindor’. Nevojiten përpjekje serioze për të përshpejtuar përparimin në të gjitha fazat e këtij korridori”, thuhet në raportin e KE-së.

Komisioni Evropian gjithashtu e kritikon realizimin e ngadaltë të krahut D të korridorit rrugor 10, përkatësisht autostradës Gradsko-Prilep e cila vazhdon deri në vendkalimin kufitar Mexhitli. KE gjithashtu ka një rekomandim specifik për institucionet shtetërore kompetente – për të përmirësuar ndjeshëm politikat për mbajtjen e punonjësve në institucionet që punojnë në projekte të mëdha investimesh, sepse largimi i tyre nga vendet ekzistuese pengon përfundimin e projekteve strategjike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button