Fundjavë e vazhduar pa TVSH: Mund të blihen prodhime vendore, shërbime dhe pajisje TI

Sot, nesër dhe të hënën do të realizohet masa “Fundjavë pa TVSH” me të cilën kthehet i gjithë tatimi i vlerës së shtuar për prodhime dhe shërbime maqedonase, si dhe për pajisje kompjuterike pa dallim të prejardhjes së tyre, shkruan 360 Grade, njofton Portalb.

Masën mund ta shfrytëzojnë qytetarët të cilët e përdorin aplikacionin “TVSH-ja Ime” dhe me të do të duhet si edhe deri më tani t’i skanojnë kuponat fiskal, por në afat prej tre ditësh nga dhënia e kuponit.

Qytetarët mund të shpenzojnë më së shumti deri më 30.000 denarë për person, ndërsa për shumën e tejkaluar qarkullimi do të përllogaritet sipas përllogaritjes së rregullt, gjegjësisht 20 për qind.

Të hollat nga kthimi i TVSH-së së çplotë do të duhet të jenë në xhiro-llogaritë e qytetarëve në afat prej 15 ditëve, gjegjësisht deri në fund të tetorit.

Tani për tani rreth 350.000 qytetarë mund ta shfrytëzojnë këtë masë. Ky është numri i të regjistruarve në sistemin e Drejtorisë për të Ardhura Publike për skanim të kuponëve fiskal.

Kompetentët presin që ky numër të rritet dhe apeluan qytetarët që të mos harrojnë masat kundër Kovid-19 dhe gjatë blerjes të mbajnë mbrojtje dhe të mbajnë distancë.

Për këtë masë, e cila është pjesë e pakos së masave antikrizë të Qeverisë për shkak të pandemisë, Kuvendi dje me 71 vota “për”, nëntë “të abstenuar” dhe pa asnjë kundër e miratoi Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kthim të një pjese të tatimit të vlerës së shtuar për personat fizik, me procedurë të shkurtuar.

Projekti “Fundjavë pa TVSH”, sipas shumicës qeveritare, do të thotë kthim i të hollave në llogaritë e qytetarëve, mbështetje për konsumin privat dhe përforcim të buxhetit vendor. Vlerësimet janë se me këtë masë tek qytetarët do të shkojnë 17.000 milionë euro, ndërsa qëllimi është që të nxitet qarkullimi i prodhimeve dhe shërbimeve vendore, si dhe për shkak të dixhitalizimit të rritur të shoqërisë sonë.

Opozita, madje, konsideron se ligji është shkruar me shpejtësi dhe se zbatimi i tij po vonon, si dhe se nuk është e mjaftueshme të zbatohet vetëm në një fundjavë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button