Do të ndërtohen 3 aeroporte dhe 3 porte turistike, premtoi Edi Rama

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë sot në Asamblenë e Partisë Socialiste premtoi se do të ndërtohen 3 aeroporte dhe 3 porte turistike në mandatin e radhës në Qeveri.

“Vitin tjetër nisim ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Menjëherë pas mbylljes së garës për Vlorën, do hapet gara për aeroportin e Sarandës dhe mandai i tretë do të mbyllet me 3 aeroporte. Plus këtij që kemi bëjnë 4 aeroporte”, premtoi Rama.

Ai kritikoi opozitën në Shqipëri si dhe Presidentin e vendit, Ilir Metën.

“Ata janë shumë mbrapa prandaj bërtasin, ulërasin, dehen, kërcënojnë shantazhojnë bëjnë rrëmuja se nuk e kanë shpejtësinë për të na arritur…Ilir prit,  se s’kam ardhur akoma tek ty. Do të vijë radha”, deklaroi Rama.

Ai foli edhe për ndërtimin e rrugëve të reja.

“Ndërkohë brenda pak javësh fillon ndërtimi i rrugës Milot – Fier. Më në fund një rrugë ku makina ka rrugën e vet. Lopët kanë shtigjet e tyre, qentë dhe macet kanë kanalet e tyre dhe njerëzit nuk bëhen mish për top atje. Paralelisht me fillimin e Milot-Fier do të shpallim Milot-Murriqan. Nga Murriqani deri në Vlorë do të shkohet pa u ndaluar nga askush”, premtoi Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button