BIRN e zgjati afatin për aplikime për punë praktike të gazetarëve të rinj

Rrjeti ballkanik i gazetarisë hulumtuese (BIRN) ka vendosur të zgjasë afatin për aplikimet për punë praktik të gazetarëve të rinj. Gazetarët e rinj, studentët e gazetarisë dhe profesionistët e diplomuar rishtazi, të moshës 18 deri 26 vjeç nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina kanë kohë deri më 16 tetor të aplikojnë për një praktikë 4 mujore në ndonjë nga redaksitë mediatike, njofton Portalb.mk.

Kandidatët e përzgjedhur do të bëhen anëtarë të redaksive dhe në një periudhë prej katër muajsh, do të marrin pjesë në bordet redaktuese, do të mësojnë se si të formojnë tema për punë në gazetari, të zgjedhin një kënd relevant të storjes, të mbulojnë ngjarjet e përditshme, të realizojnë intervista dhe të shkruajnë artikuj gazetaresk.

Programi i punës praktike do të zhvillohet në periudhën nga nëntori 2020 deri në shkurt 2021, ndërsa kandidatëve të përzgjedhur u ofrohet mbështetje financiare për të mbuluar shpenzimet e tyre të jetesës. Me thirrjen e publikuar inkurajon kandidatët nga të gjitha rajonet e Ballkanit Perëndimor të aplikojnë, pasi projekti gjithashtu siguron fonde për udhëtime brenda vendit në të cilin jetojnë, si dhe kostot e akomodimit.

Aktivitetet janë pjesë e Programit rajonal për gazetarë të rinj, i cili zbatohet si pjesë e projektit rajonal “Mbështetje për pavarësi më të madhe të mediave nga Ballkani Perëndimor” i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Më shumë detaje rreth procedurës për aplikim personat e interesuar mund të gjejnë këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button