Xhaferi: Veljanoski ka mundur nëpërmjet Regjisë menjëherë t’i shkyç deputetët që e kanë kënduar himnin shqiptar

Dëshminë e djeshme të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, si dëshmitar në procesin gjyqësor për organizatorët e sulmit të dhunshëm në Kuvend më 27 prill të vitit 2017-të, e kupton si në favor të tij edhe ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski i cili e ka propozuar këtë dëshmitar, edhe prokurorja Vilma Ruskovska është e kënaqur që ai vetëm se ia ka mbështetur akuzën drejt Veljanovskit, njofton Portalb.mk.

Duke dëshiruar se ka punuar vetëm sipas Rregullores së Kuvendit, edhe po të kishte dëshiruar, nuk do të mundej ta ndalojë deputetin Zeqirija Ibraimi kur doli ta këndojë himnin shqiptar dhe me atë t’i “vë flakë zjarrit” të turmës që ishin mbledhur para dyerve të Kuvendit, avokati i kryesuesit të atëhershëm të seancës, Veljanoski e pyeti Xhaferin:

“A ka pasur mundësi që udhëheqësi Veljanoski nga pozita e kryetarit në Kuvend ta shkyç deputetin Ibraimi kur ai filloi ta këndojë himnin shqiptar?”.

“Në atë moment, në vendin ku qëndron kryetari i Kuvendit nuk kishte sustë të tillë. Mundësi teknike u krijua më pas, me kërkesën time personale, kur isha i zgjedhur për kryetar. Por, kishte mundësi që të ndalohet diskutimi, pasi që udhëheqësi mund t’i drejtohet regjisë dhe ajo menjëherë ta shkyç atë që mban fjalim”, tha Xhaferi.

Përpara se Ibraimi ta këndojë himnin, deputeti Kërsto Mukoski, i cili më vonë i hapi dyert e kuvend, e ka kënduar himnin maqedonas. Derisa Ibraimi ka kënduar, ashtu siç dëgjohet edhe nga dëshmitë, deputeti Dimitar Stevananxhija dhe të tjerë nga VMRO-DPMNE kanë pëshpëritur me: “Shhhhh, heshtje!”, që të dëgjojnë mirë të tubuarit nëpërmjet transmetimeve televizive me qëllim që të kulmojë tensione me hyrje në Kuvend.

Ruskovska, e cila e ngarkon Veljanoskin se ai me vetëdije dhe qëllim e ka lënë Ibraimin ta nxit tensionin, si pjesë e skenarit për sulm në Kuvend, për SDK, deklaroi se Xhaferi me këtë dëshmi qartë dhe në mënyrë decide ka konfirmuar se Veljanoski menjëherë ka mundur ta ndalojë deputetin, por nuk e ka mundësuar atë mundësi të Rregullores.

Pasi që mbaroi dëshmia, avokati i Veljanoskit tha se Xhaferi, vetëm e ka konfirmuar atë që ata e thonë, se në fakt Veljanoski ka vepruar sipas Rregullores dhe se nuk ka pasur mundësi që ta t’i shkyç ata që kanë mbajtur fjalim.

Ndryshe, procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësi Ilija Trpkov, a përfaqësues i akuzës është prokurorja Villma Ruskovska.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish kryeparlamentari, Trajko Veljanovski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish ministri i Arsimit, Spiro Ristovski dhe ish drejtori i Policisë Sekrete, Vlladimir Atanasov.

Në këtë lëndë akuzohen edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish pjesëtari i DSK-së, Nikolla Boshkovski, megjithatë pasi që ata janë të arratisur, procedura për ta do të ndahet dhe të njëjtit do të gjykohen, pasi të jenë të kapshëm për organet e rendit.

“Të dyshuarit në fillim të vitit 2017-të, kishin përgatitur dhe realizuar plan me qëllim që të pamundësojnë pranim-dorëzimin e qetë të pushtetit. Kishin organizuar dhe materialisht i kishin mbështetur protestat masive, së pari para  Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ndërsa pastaj edhe protestat e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët” të cilat kulmuan me hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill të vitit 2017-të”, kanë theksuar nga PThP.

Sipas PTHP-së kjo ishte bërë me qëllim që të rrezikohet rendi kushtetues dhe siguria.

“Me qëllim që ta rrezikojnë rendin kushtetues dhe sigurinë, ditën kritike kishin organizuar hyrjen pandërprerë të masës së popullatës në shtëpinë ligjvënëse,  kanë përfshirë shoqata patriotike për realizimin e dhunës. Njëherit nga selia e partisë politike vazhdimisht e kishin mobilizuar anëtarësinë e partisë nga Shkupi dhe qytetet tjera. Njëkohësisht, një nga të dyshuarit me veturë, pronë e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, kishte sjellë armë dhe jelekë mbrojtës para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që ishin të dedikuar për persona të cikët protestojnë dhe kanë përvojë në menaxhimin me armët. Me këto aktivitete të dyshuarit kishin shkaktuar ndjenjën e pasigurisë, kërcënim dhe frikë te qytetarët”, thonë nga PTHP.

LEXO: Dihet kush i ka hapur dyert e Kuvendit më 27 prill dhe 4 organizatorët që urdhëruan, tha Ruskovska
LEXO: U anulua gjykimi për organizatorët e 27 Prillit: Mbrojtja kërkoi t’i shohë provat
LEXO: Dy vjet nga 27-prilli i 2017-s në Kuvendin e RMV-së: Gruevski azilant në Hungari, deputetë të amnistuar (VIDEO)
LEXO: Rasti i 27 prillit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button