BZH shpalli thirrje për kompanitë që të vazhdohet grejs periudha e pagesave të kredive pa normë interesi të linjës Kovid 1

Në interes të zhvillimit të ekonomisë dhe informimit në kohë të sektorit të biznesit dhe publikut të gjerë, duam t’ju informojmë se Banka për Zhvillim e Republikës së Maqedonisë së Veriut në faqen e saj të internetit shpalli thirrjen publike, e cila  kompanive huamarrësve nga linja parë e kredisë Kovid pa normë interesi iu mundëson të aplikojnë për zgjatjen e periudhës së grejs- periudhës dhe periudhën e pagimit për tre muaj shtesë.

Thirrja publike ku mund të aplikojnë kompanitë, do të zgjasë 7 ditët në vijim, përkatësisht me përmbyllje më 14 tetor, viti 2020,  dhe mund ta gjeni në këtë link: https://www.mbdp.com.mk/mk/vesti/668-javen-povik-do-kreditokorisnicite-na-kovid1

Në kumtesë thuhet se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe organet shtetërore mbeten të jenë partnerë të ndershëm të ekonomisë dhe qytetarëve dhe të krijojnë masa që do t’i përgjigjen nevojave reale të biznesit dhe qytetarëve. Rritja e grejs-periudhës për pagimin e kredive nga Кovid 1, sipas tyre, do t’iu sigurojë likuiditet shtesë për kompanitë në  tremujorin e katërt, i fundit për vitin 2020, për t’u ballafaquar më lehtë me krizën socio-ekonomike.

“Dëshirojmë t’ju kujtojmë se linja e kreditit pa normë interesi Kovid 1 e BZHRMV-së në vlerë prej 5.5 milionë euro ishte menduar për aktivitetet më të prekura në fillim të krizës Kovid, përkatësisht veprimtarisë së hotelierisë, transportit dhe turizmit”, thuhet në kumtesë.

Nga kjo linjë u miratuan 737 aplikime kredie të kompanive që punësojnë 6.509 persona. Nga numri i përgjithshëm i kompanive 77% janë sipërmarrje mikro, 21% kompani të vogla dhe  rreth 2%  nga shfrytëzuesit janë kompani të mesme.

Praktikisht, me këtë masë, përmes Bankës për Zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut,  përdoruesve ekzistues të linjave të kredive nga kjo bankë do t’u ofrohet mundësia të zgjasin grejs-periudhën e pagesës së kredisë për 3 muaj, para se të fillojnë pagesën e anuitetet e huave të marra.

Pakoja e katërt e masave synon të sigurojë qëndrueshmërinë e aktiviteteve ekonomike vendase dhe të mbrojë sa më shumë vende pune për qytetarët, të ndihmojë në rikuperimin e aktiviteteve të caktuara, për të siguruar stabilitetin e transferimeve sociale dhe për të siguruar politika që do të ndihmonte zbatimin e një strategjie të shpejtë për zgjidhje kur kriza të mbarojë, për të vazhduar me trendet pozitive të zhvillimit të ekonomisë së re maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button