RMV, 364 raste të reja, janë propozuar 3 masa të reja për parandalimin e përhapjes së Kovid-19

3 rekomandime për masa të reja restriktive i ka dërguar Ministria e Shëndetësisë deri në Qeverinë e RMV-së për dhënien e dritës jeshile, Filipçe tha se tashmë ndodhemi në valën e vjeshtës ku ka rrezik real për eskalim të situatës, ai shtoi se spitalet janë të gatshme për çfarëdo situate, shkruan Portalb.mk.

Cilat janë masat që i ka propozuar Ministria e Shëndetësisë?

  • Ndalesë për grumbullime të mëdha familjare apo festa në kushte shtëpiake. Respektivisht, në një shtëpi përveç banorëve do të mund të pranohen vetëm 4 persona tjerë, jo më shumë.
  •          Ndalohet grupimi i qytetarëve në hapësira publike pas orës 22:00, që i bije se më shumë se 4 persona nuk do të mund të shoqërohen në hapësira publike apo private.
  •      Mbajtja e maskës, shallit, maramës apo diçka që do të mbulonte pjesën e fytyrës, gjegjësisht gojës dhe hundës do të jetë e obligueshme edhe jashtë, pra në vende të hapura.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se aktualisht ka qytete në RMV të cilat i kanë përmbushur kapacitetet e tyre, që dmth se nuk kanë më shumë vend për pranimin e pacientëve të rinj dhe nga këto qytete pacientët dërgohen në Shkup.

Kapacitetet e spitaleve janë përmbushur gjithsej në Kumanovë, Prilep dhe Manastir. Megjithatë, po bëhen gati hapësira të reja ku do të trajtohen pacientët pozitiv me virusin korona, në Koçani për shembull ka 60 krevat të pashfrytëzuar për pacientet me kovid-19, ka vende në Kavadarci, Tetovë etj.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar numër rekord i rasteve të reja me kovid-19, bëhet fjal për gjithsej 364 raste të reja nga gjithsej 2140 teste të kryera, si pasojë e sëmundjes kovid-19 kanë ndërruar jetë 3 persona. Ndërsa 106 pacientë janë regjistruar si të shëruar.

Për këtë, Filipçe tha se situata me virusin korona është serioze dhe edhe pse momentalisht mund të duket stabile, ka gjasa që ajo të eskaloje në çdo moment andaj kërkon përkrahjen e qytetarëve që të zbutet kriza.

“Vjeshta erdhi ndërkaq situata me virusin korona është shumë serioze, Evropa dhe shtetet tjera po mbyllen. Si do të shkoje situata me virusin te ne varet krejtësisht prej qytetarëve, sa do ti respektojnë masat që janë në fuqi. Sistemi shëndetësor është gati për tu përballur me virusin, na duhet përkrahje nga qytetarët.

Gjatë 24 orëve të fundit, u kryen 2140 teste dhe 364 raste të reja të COVID – 19 u regjistruan në:

-Shkup 184
-Kumanovë 13
-Dibër 1
-Shtip 13
-Prilep 12
-Tetovë 19
-Strugë 6
-Veles 4
-Manastir 10
-Ohër 4
-Kavadarci 5
-Gostivar 4
-Gjevgjeli 5
-Strumicë 21
-Kriva Palankë 5
-Radovish 11
-Koçani 17
-Probishtip 2
-Makedonski Brod 1
-Berovë 3
-Valandovë 3
-Vinicë 2
-Delçevë 4
-Sveti Nikole 11
-Kërçovë 3
-Negotinë 1
Humbën jetën 3 pacientë, një nga Ohri (73), një nga Gostivari (62) dhe një nga Radovishi (72).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 106 pacientë të shëruar nga:
-Shkup 35
-Kumanovë 12
-Dibër 2
-Shtip 3
-Prilep 16
-Tetovë 6
-Strugë 3
-Veles 4
-Manastir 4
-Ohër 4
-Kavadarci 1
-Gostivar 1
-Gjevgjeli 1
-Strumicë 4
-Kriva Palankë 3
-Probishtip 1
-Makedonski Brod 2
-Sveti Nikollë 2
-Kërçovë 1

-Resnje 1

Numri i përgjithshëm i të infektuarve:

  • Shkup 7908,  raste aktive 1315
  • Kumanovë 1836,  raste aktive 167
  • Tetovë 1536,  raste aktive 181
  • Shtip 1319,  raste aktive 88
  • Gostivar 963,  raste aktive 70
  • Prilep 754,  raste aktive 134
  • Strugë 700,  raste aktive 46
  • Koçan 466,  raste aktive 199
  • Ohër 447,  raste aktive 35
  • Sveti Nikollë 391,  raste aktive 66
  • Manastir 354,  raste aktive 84
  • Veles 352,  raste aktive 36
  • Strumicë 350,  raste aktive 203
  • Kërçovë 343,  raste aktive 31
  • Dibër 291,  raste aktive 34
  • Kavadar 260,  raste aktive 44
  • Dellçevë 179,  raste aktive 89
  • Resnjë 167,  raste aktive 8
  • Gjevgjeli 160,  raste aktive 61
  • Kriva Pallanka 135,  raste aktive 40
  • Berovë 132,  raste aktive 50
  • Vinicë 128,  raste aktive 38
  • Probishtip 121,  raste aktive 18
  • Radovish 118,  raste aktive 45
  • Makedonski Brod 94,  raste aktive 1
  • Demir Hisar 62,  raste aktive 2
  • Negotinë 62,  raste aktive 14
  • Vallandovë 57,  raste aktive 42
  • Pehçevë 46,  raste aktive 3
  • Kratovë 26,  raste aktive 2
  • Krushevë 20,  raste aktive 1

Deri më tani, një total prej testeve 201512 të COVID -19 janë kryer në vend. Nuk ka testime nëpërmjet skriningut. Vetëm në 24 orët e fundit janë bërë 2.140 teste.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 19777, numri i pacientëve të shëruar është 15855, numri i atyre që humbën jetën është 775 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3147.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button