Përplasje për koronavirusin mes Pence dhe Harris në debatin për postin e nënpresidentit

Në një debat të zhvilluar për trajtimin e korona virusit midis Mike Pence dhe Kamala Harris, kjo e fundit akuzoi Shtëpinë e Bardhë, për dështimin në trajtimin e krizës. Sipas saj ky është “dështimi i madh i çdo administrate presidenciale në historinë e vendit”. Nga ana tjetër nënpresidenti Mike Pence mbrojti me forcë trajtimin e Donald Trump të krizës, njofton Portalb.mk.

Ndërsa Presidenti Trump vazhdon të jetë i infektuar nga virusi në Uashington, senatorja Harris deklaroi se nuk do të merrte një vaksinë nëse presidenti republikan e miratonte atë pa mbështetjen e profesionistëve të mjekësisë.

Nga ana tjetër Pence, dënoi mosbesimin e senatores Harris për vaksinat e mundshme për të cilat është mburrur presidenti: “Senatore, ju kërkoj që të mos bëni politikë me jetën e njerëzve”, tha Pence.

Nënpresidenti Pence, i cili drejton grupin e posaçëm të punës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, e pranoi se “vendi ka kaluar një periudhë shumë të vështirë këtë vit”. Por ai shtoi se “Unë dua që populli amerikan ta dijë, se që nga dita e parë, ka vënë shëndetin e popullit amerikan në plan të pare”.

Por Harris  tha se asnjë dështim nuk ishte aq i madh sa keqmenaxhimi i presidentit me koronavirusin pandemik dhe pasojat ekonomike. Harris akuzoi se presidenti e mashtroi vendin për ashpërsinë e virusit kur filloi të përhapet për herë të parë këtë vit: “Ata e dinin dhe e mbuluan atë”, deklaroi Harris.

Zëri i Amerikës, transmeton se që nga fillimi pati shkëmbime të nxehta, por në përgjithësi ishte një atmosferë shumë më e respektueshme sesa debati i parë presidencial para tetë ditësh.

Debati në Universitetin e Jutas në Salt Lake City, ishte ndoshta debati më i rëndësishëm për postin e nënpresidentit, prej dekadash. Dhe vjen në një moment pasigurie në veçanti për republikanët, me shqetësimin në rritje se pozitat e Presidentit Trump po dobësohen pasi pothuajse 20 zyrtarësh të lartë në Shtëpinë e Bardhë, Pentagon dhe brenda fushatës së tij janë infektuar me virusin ose në karantinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button