Pas Shkupit, eurokomisioneri Varhejl vizitoi Tiranën: E ardhmja e të gjithë rajonit është në BE

Oliver Varhjel, eurokomisioneri evropian për zgjerim dhe fqinjësi, pas takimeve  zyrtare në Shkup, ka vazhduar vizitat zyrtare pasdite në Tiranë, duke filluar në Kuvend, për të vazhduar takimet me kryeministrin Edi Rama, kryeopozitarin Lulzim Bashën dhe presidentin Ilir Meta.

“Që prej ditës së parë ne kemi qenë të angazhuar për të mbajtur premtimet për Ballkanin Perëndimor. E ardhmja e të gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian. Kemi punuar në tre drejtime. Për të bërë procesin e integrimit. Për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe për të mbështetur ekonomikisht”, deklaroi Varhejl.

Ai theksoi se shpreson që Shqipëria së shpejti do të jetë shtet i Bashkimit Evropian, si dhe sqaroi qëllimin e investimeve evropiane prej 20 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor.

“Sa u përket investimeve, plani ka mbështetje për Shqipërinë, korridori blu, apo ai mesdhetar, Fierza, Skavica dhe një pjesë të Fier-Vlorës apo të gjithë pjesës së Adriatikut”, sqaroi Varhelyi.

Ai ka theksuar se reforma zgjedhore llogaritet kusht për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, që pritet të mbahet gjatë vitit 2020.

“Për Komisionin Evropian vendet e Ballkanit Perëndimor kanë qenë në fokus gjatë gjithë kohës. Ne kemi bërë disa hapa përpara për të çelur negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ashtu si edhe Maqedonia e Veriut, duke kaluar ngërçin që kishim”, deklaroi Varhejl.

Deputeti Ralf Gjoni ka reaguar në lidhje me mënyrën si realizohen vizitat e zyrtarëve të BE-së në Shqipëri.

“Unë kam veshur këtë maskë në shenjë protestë për mënyrën se si bëhen takimet e përfaqësuesve evropianë në vendin tonë. Kjo maskë thotë “Shqipëria nuk është bashkimi sovjetik”. Unë besoj se kanë mbaruar kohët e Bashkimit Sovjetik kur Hrushovi gjente një tufë delesh që duartrokasin”, deklaroi Gjoni.

Ndryshe, eurokomesari për zgjerim, sot ka zhvilluar vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku ka realizuar takime me krerët e lartë shtetëror. Varhejl erdhi në Shkup për t’ua prezantuar krerëve të shtetit raportin e fundit të Komisionin Evropian si dhe planin e propozuar për ekonomi dhe investime, që u prezantuan dje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button