Carovska: Me rëndësi është që fëmijët të arsimohen në frymën e tolerancës dhe multikulturalizmit

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit, sot është mbajtur ngjarja “Sppech4Teachers” që e ka organizuar Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas Hapi”. Në ngjarje ka marrë pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, e cila në fjalimin e saj deri te të pranishmit e theksoi rëndësinë dhe rolin e gazetarëve pa dallim nga cili etnitet vijnë, njofton Portalb.mk.

“Vendi ynë është i bukur sepse është plot diversitete, të cilat krijojnë një tërësi. Besoj në barazi dhe përcaktimi im personal dhe angazhimi im është që çdo vajzë dhe djalë, pa dallim se ku jeton, përmes sistemit arsimor, të ndërtohet në personalitet që i respekton dhe përkujdeset për të drejtat civile, tolerancën dhe diversitetet. Çdo fëmijë, së pari duhet të shkollohet, të fitojë njohuri elementare, që gjatë jetës kur do të rritet të aftësohet të jetë konkurrent dhe t’i përgjigjet tregut të punës, por para së gjithash më e rëndësishme është të arsimohet dhe edukohet në frymën e tolerancës dhe multikulturalizmit”, tha Carovska.

Drejtoresha ekzekutive e FSHHM Fani KaranfillovaPanovska theksoi se projekti ofron gjithsej 600 bursa për nxënësit e shkollave fillore nga familjet më të varfra rome, ndërsa në rrjedhë është  fushata e përbashkët me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës e titulluar “Shkronjë pas shkronje shkruaje të ardhmen tënde” e bindur se nuk do të lejojmë asnjë fëmijë të mbetet jashtë sistemit arsimor.

“Gjatë dy viteve të fundit përmes projektit – arsimi i bashkësive më të vogla etnike, për projekte nëpër shkolla investuam 250,000 USD për projekte teknike dhe materiale didaktike si dhe mjete plotësuese për trajnime dhe mbështetje  të mësimdhënësve , lektura, doracakë dhe materiale të  tjera në këto gjuhë mësimore. Besojmë se mbështetja jonë do të përmirësojë kushtet për mësim si dhe të mësuarit e gjuhëve të bashkësive më të vogla etnike ku  do të kontribuojë në arsimimin e tyre më cilësor. Gjithmonë jemi përpjekur sipas mundësive tona t′i përgjigjemi edhe sfidave aktuale në arsim, prandaj na gëzon fakti që kemi arritur të sigurojmë 350 tabletë dhe internet kartela  për nxënësit e këtyre shkollave të cilët vijnë nga familjet më të rrezikuara sociale në mënyrë që edhe ata të  mund të ndjekin mësimin online” theksoi KaranfillovaPanovska.

Drejtoresha ekzekutive e Fondacionit “Hap pas hapi”, Suzana Kiranxhiska, ka theksuar se tema e sivjetme “Roli i mësuesit në realitetin e ri” nuk e shënon vetëm realitetin e shkaktuar nga pandemia për shkak së cilës mësuesit patjetër duhet që të gjinden ashtu siç dinë dhe guxojnë pa kushte elementare për zbatimin e mësimit online por edhe të ndryshimeve të vazhdueshme që ndodhin në botë, të cilat bëhen gjithnjë më të shpejta e më të shpejta.

“Është e saktë se shteti duhet që të sigurojë kushte për mësim kualitativ, por nëse atë nuk e bën, mësuesit janë të obliguar ta kërkojnë prej saj dhe të jenë liderë të ndryshimeve që i sjellë koha e re”, tha Kiranxhiska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button