Eurokomisari Varhejli në Shkup, me porosi të qarta për krerët shtetëror

Eurokomesari për zgjerim, sot ka zhvilluar vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku ka realizuar takime me krerët e lartë shtetëror. Varhejl erdhi në Shkup për t’ua prezantuar krerëve të shtetit raportin e fundit të Komisionin Evropian si dhe planin e propozuar për ekonomi dhe investime, që u prezantuan dje, shkruan Portalb.mk.

Gjatë takimeve që ka zhvilluar sot, Varhejl ka drejtuar porosi të qarta dhe udhëzime se si duhet të veprojë më tej shteti në rrugën drejt integrimeve në BE.

Në këtë mënyrë, në takimin e parë që e zhvilloi me kryeministrin Zoran Zaev, Varhejl tha se nevojiten rezultate konkrete në fushat kyçe të reformave, duke e vënë theksin reformat për përmirësimin e sundimit të së drejtës, gjyqësorin, administratën publike dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Kuptohet kjo është vetëm ofertë, varet nga ajo se a do të arrijmë rezultate në reforma me çka do të përforcohet kredibiliteti i gjithë këtij procesi që është para nesh. Folëm me kryeministrin për këtë, duhet të shohim që puna në teren zhvillohet shumë shpejtë në luftën kundër korrupsionit, sundimin e së drejtës dhe gjithë ligjet që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës, por edhe në gjyqësor dhe prokurori, të shohim rezultate që të mund ta prezantojmë përkushtimin tuaj para vendeve anëtare”, deklaroi Varhejl.

Në lidhje me kontestin që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë për çështjen e gjuhës maqedonase dhe prejardhjen etnike të disa personaliteteve nga e kaluara historike, Varhelyi tha se shpreson se dy vendet do të arrijnë të kapërcejnë mosmarrëveshjet.

“Unë mund vetëm të përsëris se është në interes edhe të Bullgarisë edhe të Maqedonisë së Veriut që të gjejnë zgjidhje për këto çështje. Pa u sqaruar këto mosmarrëveshje, do të jetë shumë e vështirë që gjërat të lëvizin para. Tani është momenti që të arrihet marrëveshje. Nuk do të dramatizoja rreth kësaj çështjeje, por është një çështje serioze. Shoh përkushtim si nga ana e kryeministrit maqedon Zoran Zaev ashtu edhe nga kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe shpresoj se do të gjejnë zgjidhje…Procesi i bisedimeve dihet se si zhvillohet dhe ne duhet të marrim mbështetjen e të gjitha shteteve..”, ka deklaruar Varhelyi.

Eurokomesari ka mbajtur edhe një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, të cilët i përkujtoi për rëndësinë që ka Kuvendi në debatin konstruktiv dhe demokratik, si dhe në përmbushjen e agjendës së reformave.

Ai kritikoi punën e Kuvendit sa i përket miratimit të ligjeve me procedurë të shkurtuar dhe ka kërkuar që Kuvendi të zbatojë reforma me shpejtësi më të madhe.

“Është e rëndësishme që të ketë koordinim dhe planifikim të punës mes Qeverisë dhe Kuvendit. Duhet të dini cilat ligje apo raporte ju afrohen, ta planifikoni punën e komisioneve dhe seancat plenare në mënyrë të duhur dhe ta realizoni rolin tuaj në mbështetjen dhe ndjekjen e fazës së negociatave. Kjo shtëpi, si forum primar për debate konstruktive dhe inkluzive ka rol kyç që duhet ta kryejë. Kemi parë me shqetësim rritjen e shfrytëzimit të procedurave të shpejta të miratimit të legjislacionit të ri. Ju inkurajojmë që të siguroni konsultime adekuate dhe debate demokratike, me përdorimin e procedurave normale dhe të rregullta”, theksoi Varhejl.

Eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhejl, në kuadër të vizitës së tij ka takuar edhe presidentin, Stevo Pendarovski, të cilit ia ka dorëzuar raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2020.

Po ashtu, Varheji gjatë vizitës së tij, njoftoi krerët shtetëror edhe për detajet e planit ekonomik dhe investues të propozuar nga KE.

Eurokomesari Varhej potencoi se me ndihmën ekonomike të vendeve nga Ballkani Perëndimore në lartësi prej 9 miliard euro, Bashkimi Evropian obligohet që ta shpejtoj evropianizimin e rajonit  dhe me rimëkëmbjen e shpejt ekonomike dhe për këtë qëllim raporti i Komisionit Evropian vë në dukje fushat kryesore të cilat duhet të ndihmohen.

Si veçanërisht të rëndësishme, komisari Varhej, i theksoi  projektet rajonale infrastrukturore për lidhjen rrugore dhe hekurudhore të qyteteve kryesore të vendeve nga rajoni me çka Bashkimi Evropian bëri ndryshime në politikat e tyre dhe në pajtim me planin e pakos  Ekonomike-Investuese për Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Evropian me bashkëfinancim të këtyre projekteve do të jetë në lartësi nga 40 për qind, në vend të 20 për qind të deritanishme.

Në planin për realizimin e pakos Ekonomike-investuese për Ballkanin Perëndimor prioritet ka edhe mbështetja e projekteve energjetike për lidhje rajonale si dhe investimet në resurset sociale dhe njerëzore në arsim dhe në politikat për parandalimin e emigrimit të të rinjve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button