Ministrja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në vetizolim

Irena Stefoska, ministrja e kulturës në Maqedoninë e Veriut sot në mesditë raportoi se do të jetë në vetizolim, pasi një anëtar kabineti është infektuar me virusin Kovid-19, raporton Portalb.mk.

“Ju informoj se një anëtar nga kabineti im është pozitiv me KOVID 19 dhe sipas protokolleve, prej sot unë jam në vetizolim”, njoftoi ministrja Stefoska.

Ajo sqaroi se do t’i kryej obligimet nga shtëpia.

“Unë, gjithë punëtorët dhe bashkëpunëtorët që hyjnë në Ministri mbajmë paisje mbrojtëse dhe distancë të përshtatshme”, sqaroi Stefoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button