Pendarovski – Varhejl: Raporti i KE-së nxitje për intensifikim të agjendës së reformave

Eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhejl ka takuar sot presidentin, Stevo Pendarovski, të cilit ia ka dorëzuar raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2020.

Nga presidenca kanë njoftuar se, Pendarovski ka theksuar se raporti i komisionit jep nxitje për intensifikim të mëtejmë të agjendës së reformave në të gjitha sferat të theksuara në dokument dhe paraqet hap drejt fillimit formal të negociatave qasëse për anëtarësim gjatë periudhës së kryesimin gjerman me BE-në, deri në fund të vitit, raporton Portalb.mk.

“Presidenti Pendarovski përshëndeti planin ekonomik dhe investues të prezantuar për Ballkanin Perëndimor, që ka për qëllim të nxis rikuperimin ekonomik afatgjatë të rajonit, që rënduar në mënyrë shtesë për shkak të pandemisë së Covid – 19, ndërsa në funksion të përshpejtimit të integrimit në Bashkimin Evropian. Me planin e prezantuar, sipas presidentit Pendarovski, vërtetohet se ardhmëria e gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian, ndërsa Brukseli demonstron se rajoni është prioritet i tij gjeostrategjik”, thuhet në kumtesën e presidencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button