Sipas ligjit, vetëm Iliq ka të drejtë të ankohet në Gjykatën Supreme, familjarët e Almirit në Strasburg

Familjarët e vogëlushit të ndjerë Almir Aliu, nuk kanë të drejtë të ankohen para Gjykatës Supreme për aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, për shkak se dënimi i tyre me burg është më i vogël se 1 vjet. Për dallim prej tyre, i dënuari i cili e shkeli për vdekje vogëlushin, Boban Iliq, nëse dëshiron mund të ankohet në Supreme, shkruan Portalb.mk.

Babai i Almirit dhe dy familjarët e tjerë të dënuar prej 6 deri në 9 muaj burg, nuk kanë të drejtë ligjore që të ankohen para Gjykatës Supreme pasi që dënimi i tyre nuk është më i lartë se 1 vit.

Sipas Ligjit për Procedurë Penale, të drejtë ankese para Supremes kanë vetëm ata që janë dënuar me më shumë se 1 vit.

“Nëse personi i cili është dënuar me dënim me burg pa kusht ose burg për të mitur prej së paku një vjet mbrojtësi i tij mund të dorëzojë kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të plotfuqishëm për shkak të shkeljes së ligjit në rastet e parashikuara me këtë ligj”, thotë neni 463, paragrafi 1.

Në këtë rast, familjarët e Almirit kanë të drejtë drejtësi të kërkojnë në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Për dallim prej tyre, Iliq nëse vlerëson se i është bërë padrejtësi me aktgjykimin e Apelit, i cili ia ka ulur dënimin me burg prej 6 në 4 vjet burg, ka të drejtë që nëpërmjet mbrojtësit të tij të paraqesë ankesë në Supreme.

Ndonëse, gjykatësi raportues i lëndës, Enver Bexheti, ekskluzivisht për Portalb.mk, e konfirmoi vendimin e Apelit për lëndën e Almirit, megjithatë kjo gjykatë ende nuk e ka shpallur zyrtarisht në ueb-faqen e tyre dhe nuk ua ka dorëzuar të njëjtin palëve.

Zëdhënësja e Gjykatës së Apelit, Tatjana Dukovska për Portalb.mk tha se lënda ka prioritet, po nuk mund të tregojë se saktë kur do të publikohet.

Rasti Almir Aliu

Në korrik të vitit 2016-të, vogëlushi nga Kumanova Almiri, u shkel me makinë nga Iliq, pasi që paraprakisht babai i vogëlushit dhe ai kishin pasur një zënkë banale në ambulancë.

Fillimisht, Iliq ndiqej për veprën “vrasje me paramendim“, megjithatë e njëjta më pas u rikualifikua nga Prokuroria duke e ndjekur për veprën penale “vepra  rënda kundër sigurisë  njerëzve dhe pronës  komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”.

Për rastin në fjalë ka pasur reagime të ashpra në opinion, duke organizuar protesta masive nga qytetarët të cilët e dënuan aktin e Prokurorisë, për shkak të rikualifikimit të lëndës.

Gjatë gjykimit, pati reagime në lidhje me atë se janë bërë lëshime gjatë procedurës, gjegjësisht janë marrë për dëshmi ekspertizat neuropsikiatrike të ekspertëve me licenca me afate të skaduara. Pos kësaj, edhe pse në kamerat e sigurisë shihet qartë se vëllai i BobanitBojan Iliq, ka qenë i përfshirë në rrahjen me Sedat AliunSami Demirin dhe Abdulla Aliun, ai nuk u përfshi në akuzë, gjegjësisht nuk u dënua.

Më 5 prill të vitit 2018Boban Iliq, u dënua me 6 vjet burg, babai i Almirit, Sedat Aliu me 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu me nga 9 muaj burg. I njëjti vendim u rikonfirmua në rigjykimin e dytë.

Lënda shkoi në Gjykatën e Apelit, e cila e ktheu prej në nga e para për shkak të shkeljeve që ishin bërë në procedurë. Gjykata Themelore e Kumanovës sërish me të njëjtat dënime i dënoi të akuzuarit. Lënda shkoi sërish në Apel, ku tani kjo Gjykatë ndërroi mendje dhe për dallim prej herës së parë, Iliqit ia uli dënimin prej 6 në 4 vjet..

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button