Me rastin e 10 vjetorit, Instagram shtoi një opsion të ri për të ndryshuar logon

Një prej rrjeteve më të njohura sociale, Instagram feston 10 vjet ekzistencën që kur u shfaq për herë të parë në Apple Market më 6 tetor 2010, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Ashtu siç Instagram ka evoluar, ju na keni treguar se ekzistojnë mundësi të pafundme si të ndahet bota përreth nesh. Krijimtaria, kurioziteti dhe humori juaj na shtyjnë përpara, duke krijuar të ardhmen. “Le të vazhdojmë!” -thanë ata nga Instagram.

Me rastin e ditëlindjes, Instagram njoftoi se gjatë këtij muaji do të jetë e mundur të ndryshohet ikona klasike e aplikacionit në formën e vjetër të kamerave Polaroid, me variacione tematike të logos aktuale, si dhe me ngjyrat e ylberit ose opsionet njëngjyrëshe.

Me përditësimin e aplikacionit, një tjetër veçori e re është në dispozicion, ajo është një hartë private dhe arkiv historish që përdoruesit i kanë publikuar në tre vitet e fundit.

Përndryshe, fotoja e parë e publikuar në Instagram ishte e një prej themeluesve që e titulloi atë si një “provë”. Që atëherë e deri më tani, Instagram ka pësuar shumë ndryshime, gjë që e bën vetë aplikacionin më të rëndësishëm.

 

View this post on Instagram

 

test

A post shared by Kevin Systrom (@kevin) on

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button