Shkup, pacienti pozitiv me kovid-19 kishte ikur nga spitali, policia e gjeti pas pesë orëve

Një person i cili paraprakisht kishte rezultuar pozitiv me virusin korona dhe ishte i shtritë në spitalin “8 Shtatori” në Shkup, kishte ikur nga spitali dhe më pas është gjetur nga pjesëtarët e policisë. Drejtori i spitalit nuk e ka të qartë si ia ka dalë të largohet, megjithatë, ai thotë se spitali nuk është burg, shkruan Portalb.mk.

Nga Ministria për Punë të Brendshme informojnë se personi ka ikur në ora 21:30 dhe pas disa orëve të kërkimit, i njëjti është gjetur në ora 02:00 dhe është kthyer në spital.

Me datë 06.10.2020 në ora 21:30, në spitalin “8 Shtatori” u denoncua se një pacient B.I nga Kumanova, ka ikur nga qendra kovid-19. Pas ndërmarrjes së aktiviteteve nga ana e policisë, personi është gjetur në ora 02:00 dhe është kthyer në spital” deklaruan nga MPB.

Ndërkaq drejtori i spitalit “8 Shtatori” thotë se nuk beson që ky pacient të kishte pasur kontakt me njerëz tjerë, ai shton se me siguri pacienti me forcë e ka hapur derën e spitalit.

“Nuk besoj se ka pasur kontakt me ndonjë person tjetër. E dini, ne nuk jemi burg, dera mbyllet, mirëpo ai ia doli të ikë. Me siguri me forcë e ka hapur derën” tha Hristijan Kostov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button