Vazhduan përpjekjet diplomatike për të ndalur luftimet në rajonin e Nagorno Karabakut

Që nga fillimi i konfliktit  Azerbejxhan-Armeni për rajonin e Nagorno-Karabakut, që ka zgjatur më shumë se një javë, 27 civilë janë vrarë nga pala e  azerbajxhanase dhe 19 nga pala armene, ndërsa 141 civil janë plagosur sipas njoftimeve të agjencisë ruse TASS. Ndërsa, përpjekjet diplomatike për të ndalur luftimet filluan më 6 tetor, shkruan Portalb.mk.

Ministri armen i Shëndetësisë Arsen Torosyan tha të paktën 19 civilë janë vrarë dhe 80 janë plagosur në Nagorno -Karabak. Autoritetet armene kanë pretenduar se forcat azerbajxhanase vazhdimisht kanë granatuar vendbanimet në Nagorno-Karabak me armë të ndryshme, përfshirë kryeqytetin e shtetit të panjohur, Stepanakert. Dhe konflikti i ngrirë midis Azerbajxhanit dhe Armenisë rreth rajonit të diskutueshëm Nagorno-Karabak u ndez përsëri në 27 Shtator.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu sot u takua me presidentin e Azerbajxhanit, llham Aliyev në Baku për të diskutuar rreth konfliktit në Nagorno Karabak. Turqia është aleati më i afërt i Azerbajxhanit, ndërsa Rusia ka një pakt mbrojtjeje Armeninë.

Më parë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i bëri thirrje Turqisë, të punojë për të qetësuar situatën në rajonin e shkatërruar nga lufta të Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Luftimet e fundit kanë ngritur shqetësime ndërkombëtare pjesërisht dhe për shkak të afërsisë së rajonit me tubacionet që transportojnë gaz dhe naftë të AzerbajxhanitEvropë.

Azerbajxhani dhe Armenia janë përfshirë në një konflikt mbi rajonin malor që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Ato zhvilluan një luftë që përfundoi më 1994 në të cilën rreth 30.000 persona u vranë dhe qindra mijëra të tjerë u zhvendosën.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button