fbpx

Anketë e Portalbit: Bullizmi ka qenë dhe vazhdon të jetë prezent në RMV, më shumë nëpër shkolla (Infografik)

Bullizmi haset gjithkund, shumica hasen me situata bullizmi nëpër shkolla, në internet, në rrugë dhe në shumë vende tjera. Në Maqedoninë e Veriut shumë prej njerëzve vuajnë nga situata të tilla. Ajo që duket më shqetësuese është se më shumë të prekur nga këto situata janë grup moshat nëpër shkolla fillore. Lloji më i përdorur i bullizmit është ai verbal që përfshinë anën psikologjike.

Portalb ka realizuar një anketë në lidhje me bullizmin për të parë se sa bullizmi është prezent në Maqedoninë e Veriut dhe sa njerëzit vuajnë nga situata të tilla. Në anketë kanë marrë pjesë gjithsej 139 persona dhe përgjigjet tregojnë  se shumica prej tyre ndeshen me situata të tilla dhe se sipas tyre duhet ndërmarrë masa për të parandaluar atë.

Në pyetjet se a e keni përjetuar ndonjëherë në jetën tuaj bullizëm, a keni qenë dëshmitarë kur ndaj dikujt është bërë bullizëm dhe se a është prezent bullizmi në RMV, shumica janë përgjigjur me po. Pra, në Maqedoninë e Veriut shumica e njerëzve janë përballur me situata bullizmi, gjë që është shqetësuese.

Sipas jush, cila grup moshë është viktimë e bullizmit?, ishte kjo njëra nga pyetjet e anketës ku 76 prej 139 të anketuarve janë përgjigjur se fëmijët në shkollë fillore përjetojnë më shumë situata të tilla dhe 57 të tjerë janë përgjigjur në shkollë të mesme.

Sipas përgjigjeve, situata të bullizmit më shumë hasen nëpër shkolla ku shumë prej të anketuarve kanë përjetuar situata të tilla në shkollë. Ndërkaq, disa të tjerë në rrugë, në internet dhe në vende tjera.

Duke marrë parasysh atë se kemi lloje të ndryshme të bullizmit, ishte njëra nga pyetjet se me çfarë lloj bulllizmi jeni përballur, ku më shumë prej të anketuarve ishin përballur me bullizëm verbal (psikologjik), disa me bullizëm kibernetik dhe bullizëm fizik, ndërkaq disa të tjerë nuk janë përballur me ndonjë situatë të tillë.

Më shumë të anketuar janë të mendimit se bullizmi mund të çojë edhe në vetëvrasje dhe duhet të merren masa për ta parandaluar atë. Sipas tyre bullizmi duhet të paraqitet në polici dhe në familje.

Ndryshe, bullizmi mund të sjellë pasoja të rënda te njerëzit dhe sipas të anketuarve bullizmi më shumë ndikon në psikologjinë e njerëzve dhe mund të çoj deri në depresion.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close