VMRO-DPMNE-ja sonte do të zhvillojë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Sonte në orën 18:00 VMRO-DPMNE-ja do të zhvillojë protestë të re kundër shtrenjtimit të energjisë elektrik. Siç informojnë nga kjo parti politike, protesta do të fillojë nga Qendra  Sportive “Jane Sandanski”, prej nga pjesëmarrësit me automjete do të  shkojnë në  Komisionin Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk.

Nga kjo parti bëjnë thirrje për respektimin e masave për mbrojtje nga Kovid-19, duke mbajtur pajisje personale për mbrojtje nga virusi.

Partia mqedonase opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE-ja ka protestuar edhe më herët kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Kreu i kësaj partie vazhdimisht ka akuzuar  kreun e Komisionit rregullator për energjetikë se është nën ndikimin e LSDM-së.

Ndryshe, protestat për këtë çështje kanë filluar qysh prej muajit gusht nga organizatat joqeveritare dhe sektori civil në disa qytete të vendit, si kundërpërgjigje ndaj vendimi të Komisionit Rregullator i Energjetikës (KRRE) për të rritur çmimin e energjisë elektrike. Lajmi për rritjen e çmimit të rrymës u prit me reagime të ashpra në opinion, si rezultat i së cilës erdh edhe ideja për të protestuar.

Lexo edhe këtu:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button