fbpx

Pasi e anuloi Kushtetuesja, futet përsëri në Kuvendin e RMV-së Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut në muajin maj kishte njoftuar se është shfuqizuar Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Pikërisht ky ligj tani ka hyrë në procedurat e Kuvendit, duke kaluar në Komisionin për çështje evropiane të Kuvendit të RMV-së, transmeton Portalb.mk.

Përfaqësuesit e opozitës kanë paralajmëruar parashtrimin e amendamenteve në leximin e dytë. Vërejtjet pritet të jenë në Komisionin që duhet të përbehet nga shtatë anëtarë.

Pas shfuqizimit të ligjit për shkak se nuk kishte kaluar me 61 votat e nevojshme në Kuvend, 17 parti politike kanë nënshkruar Deklaratën për miratimin me prioritet të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi e nënshkruan 17 parti politike. Partitë politike të cilat janë nënshkruese të kësaj Deklarate janë: Aleanca për Shqiptarët, VMRO-DPMNE, Zëri për Maqedoninë, DEMOKRATË, Lidhja Demokratike (LD), Partia e Gjelbër Përtëritja Demokratike e Maqedonisë (PDM), Partia Liberale Demokratike (PLD), Partia e Re Socialdemokrate )LRSD), Partia e Bashkuar për Barazi të Romëve (PBBR), Partia për Lëvizje të Turqve (PLT), Partia për Prosperitet Demokratik të Romëve (PPDR), Partia për Ndryshime Ekonomike 21 (PNE21), Partia e Pensionistëve (PP), Partia për Emancipim të Plotë të Romëve (PEPR), Lidhja e Romëve të Maqedonisë, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Partia Jote.

Raportohet se përmes këtij Ligji do të tentohet të ndalohet çdo diskriminim në bazë racore, të ngjyrës së lëkurës, prejardhjes  të përkatësisë kombëtare ose etnike, gjinisë, orientimit seksual, identitetit,  përkatësisë së grupeve të margjinalizuara, gjuhës, shtetësisë, prejardhjes sociale, arsimimit,  religjionit ose bindjes fetare, bindjes politike, bindje tjetër, pengesa, mosha, gjendja familjare ose martesore, statusi pronësor, gjendja shëndetësore, statusi shoqëror e personal, dhe çdo tjetër.

Ndryshe, në muajin shkurt, Kushtetuesja nisi procedurën për Ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi sepse ishte sjellë pa shumicën e nevojshme.Gjykata vlerësoi se në rastin konkret, Ligji vjen në dyshim pasi nuk është votuar nga 61 deputetë, siç kërkon paragrafi 3 i nenit 75 nga Kushtetuta.

Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut ndërkohë kishte vlerësuar se kryesia e Parlamentit ka gabuar në procedimin e Ligji kundër diskriminimit.

LEXO: Kushtetuesja e shfuqizoi Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi
LEXO: Pendarovski theksoi se Parlamenti gaboi në Ligjin kundër diskriminimit, që u anulua nga Kushtetuesja

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close