Sot fillon gjendja e jashtëzakonshme në Çeki për shkak të përkeqësimit të situatës me Kovid-19

Në Republikën e Çekisë prej sot është kthyer gjendja e jashtëzakonshme për një periudhë prej 30 ditësh, kjo për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë e korona viruasit, qëndron në njoftimin e Qeverisë së Republikës çeke. Roman Prymula, ministri i shëndetësisë në Republikën e Çekisë ditë më parë tha se do të ketë edhe mbyllje të shkollave të mesme, si dhe kufizime në numrin e personave në organizime, njofton Portalb.

Në hapësirat e brendshme, sipas protokolleve në Çeki, numri i personave lejohet të jetë deri në 20, ndërsa në hapësirat e mbyllura deri në 10 persona. Gjithashtu u paralajmëruan kufizime edhe në disa aktivitete kulturore, shfaqje teatrore, filmike, në të cilat pjesëmarrësit duhet të qëndrojnë në distancë prej 2 metrash.

Ndryshe, këtë muaj ministri i Shëndetësisë në Republikën Çeke, Adam Vojtech, kishte dorëzuar dorëheqjen e tij te kryeministri Andrej Babis. Dorëheqja erdhi pas kritikave në rritje për trajtimin e pandemisë së koronavirusit në
Çeki, ku numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm.

Gjatë mesit të muajit shtator, republika Çeke ka raportuar për herë të parë mbi 2,000 persona të infektuar me koronavirus brenda një dite.

LEXO: Prej 5 tetorit, përsëri gjendje e jashtëzakonshme për shkak Kovid-19 në Çeki

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button