Thirrje publike e FIZHT dhe UNDP për digjitalizim të komunave për përmirësim të shërbimeve publike

Nga sot e deri më 15 nëntor do të jetë e hapur thirrja publike e Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) dhe UNDP (Programi për zhvillim i KB-së) për digjitalizim të komunave, qëllimi i së cilës janë zhvillimi i veglave dhe zgjidhjeve digjitale për shërbime më të mira dhe më cilësore. UNDP siguron fonde në vlerë prej 4 milionë denarë, ndërsa implementimi është i Fondit, informuan nga FIZHT, shkruan Meta.mk, raporton Portalb.

“Digjitalizimi i komunave do të kontribuojë në rritjen e transparencës në punë dhe në uljen e korrupsionit në sektorin publik. Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për kompanitë vendase që të përfshihen plotësisht në aktivitete për të përmirësuar funksionimin e sektorit publik”, tha drejtori i Fondit, Jovan Despotovski.

Ai shtoi se zgjidhjet pritet të përgatiten dhe implementohen deri në fund të vitit, dhe ato do të jenë në dispozicion falas për komunat e tjera që do të shprehin gatishmëri dhe dëshirë.

Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Maqedoninë e Veriut Narine Sahakian deklaroi se me fuqinë inovative të sektorit privat do të zhvillohen mjete digjitale, të cilat jo vetëm do të ndihmojnë komunat të vazhdojnë të funksionojnë në mënyrë efektive në kushte të pandemisë, por edhe t’i bëjnë shërbimet publike më të arritshëm dhe rezistent ndaj krizave në të ardhmen.

UNDP tashmë e mbështet digjitalizimin e aktiviteteve të qeverive lokale në disa mënyra, 13 komuna janë pajisur me pajisje transmetimi të drejtpërdrejtë, është krijuar onlajn platformë mësimore për punonjësit e komunave që të marrin pjesë në trajnime dhe të ndajnë informacione me kolegët nga komunat e tjera. .

“Me këtë thirrje publike, shpresojmë t’ia dalim ta arrijmë dhe kapërcejmë sukseset e kaluara,” tha Sahakian.

Thirrja është e hapur për të gjitha kompanitë vendase, kurse aplikantët duhet të zhvillojnë E-platformë që do të integrojë zgjidhje për sistemin elektronik për mbledhjen e taksave të komunës, pastaj sistem për pagesën elektronike të faturave për ndërmarrjet publike, sistem elektronik të vullnetarëve dhe një onlajn platformë për forume komunale.

Veglat e zgjedhura digjitale në këtë fazë të parë do të zbatohen në 5 komuna pilot: Qendër Zhupa, Bogovinë, Sveti Nikole, Prilep dhe Kumanovë, të zgjedhura përmes UNDP-së, për të mbështetur shtetin në trajtimin e efekteve të kovid-19, si dhe zbatimin e shpejtë të një analize gjithëpërfshirëse socio-ekonomike për efektet e pandemisë dhe identifikimin e mundësive për rikuperim më të shpejtë në nivel lokal.

FIZHT i siguron 100% të fondeve totale për këtë projekt, në vlerë prej 75.000 dollarë, përfshirë kostot e mbikëqyrjes në vlerë prej 10% të buxhetit të përgjithshëm operativ. E-Platforma duhet të zhvillohet brenda maksimum 30 ditësh, ndërsa aplikuesit duhet të bëjë ofertë për të gjitha katër zgjidhjet që do të implementohen në pesë komuna pilot. Shkalla e progresit teknologjik dhe shkalla e digjitalizimit, cilësia e projektit, kapaciteti i ekipit të projektit dhe ndikimi janë kriteret kryesore sipas të cilave do të vlerësohen propozimet e projektit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button