Filipçe: E kemi zgjidhur problemi me mungesën e gjinekologut në Shuto Orizare

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe informoi se Komuna e Shuto Orizares do të ketë gjinekolog. Ai mbrëmë ka realizuar një takim me gjinekologun Bozhidar Boshkovski, me të cilin ka diskutuar rreth hapjes së një ordinance, me qëllim që gratë nga kjo komunë ta kenë shërbimin e nevojshëm dhe të domosdoshëm shëndetësor, njofton Portalb.mk.

Në kumtesën e dërguar nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se, lokacioni është gjetur ndërsa në takim është arritur pajtueshmëri që pajisja e ordinancës të bëhet nga ana e ministrisë.

“Të gjitha gratë nga Shuto Orizare tani do të keën gjinekolog, i cili do të kujdeset për shëndetin e tyre. D-r Boshkovski është gjinekolog me përvojë i cili do të jetë në dispozicion për të gjitha pacientet nga kjo komunë. Problemi me mungesën e gjinekologut në Shuto Orizarë e kemi zgjidhur. Më e rëndësishmja është që pacientet do të munden në kohë t’i kryejnë kontrollet e tyre gjinekologjike. Vazhdojmë edhe më tej që të kujdesemi dhe të zhvillojmë politikë shëndetësore për të gjithë pacientët”, potencoi ministri Filipçe.

Gratë në Komunën e Shuto Orizarës me vite ballafaqohen me mungesën e gjinekologut në këtë komunë. Në lidhje me këtë ka pasur reagime të vazhdueshme në opinon, ndërsa vet gratë e kësaj komune, në të kaluarën, kanë mbajtur edhe protesta si dhe kanë organizuar peticion për zgjidhjen e kësaj problematike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button