Agjencia “Marili” ndau çmime për 10 gratë më të suksesshme të viti 2019të

 Agjencia “Marili” mbrëmë organizoi ceremoninë e 24-të tradicionale të biznesit “Gruaja Menaxhere”, e cila iu nda 10 grave menaxhere më të suksesshme për vitin 2019, transmeton Meta.mk. Emrat, të cilat fituan çmime i kanë publikuar edhe në ueb faqen e tyre, njofton Portalb.mk.

Çmime morën Merita Ramadani Alimi, drejtore e Biznesit dhe Zhvillimit në DOGAN Air Conditioning Solutions, Maja Babiç, drejtore Ekzekutive dhe operative në Bagi Communications, Tatjana Dejanoska, drejtore e shitjeve në Ciklamen Engineering – Gostivar, dr. Daniela Dimitrova , pronare e Qendrës për Mjekësi Stomatologjike dhe Estetike “Perla”, Natalija Drenkovska, menaxhere për çështje administrative dhe prokurim në TAV Maqedoni, Olga Josevska, menaxhere operative në “Comodita Home” – Maqedoni, Daniela Kitanova, menaxhere në Elektrodistribucija DOOEL Shkup, EVN Grup , Magdica Kostadinova, menaxhere Ekzekutive e “Euro Consult Plus” dhe “EKP Travel”, Marija Kukunovska, drejtore e përgjithshme e “BISPAG Firefighting Technique” dhe Zhaneta Xhafer, menaxhere e përgjithshme e “Zhaneta Estetik” – studio për bukuri.

Në të njëjtën kohë, mirënjohje e veçantë iu dha drejtoreshës së Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive dhe gjendje febrile, dr. Milena Stevanoviç, për menaxhim të suksesshëm në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme të imponuara nga pandemia e kovid-19.

Siç informojnë nga kjo agjenci këtë vit shënohet edhe jubileun pesëvjeçar i Marili Biznes Klub, në të cilin anëtare janë të gjitha gratë menaxhere të zgjedhura deri më tani, gjithsej 240, si dhe anëtare të tjera nderi që mbështesin këtë projekt të agjencisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button