Janë shkelur protokollet qeveritare, SPB Ohër padi penale ndaj dy personave për ahengun në Gradishte

Policia e Ohrit ka ngritur padi penale kundër organizatorëve të një feste në plazhin e Gradishtes, e cila ndodhi më 2 gusht. 

“SPB Ohër ngriti padi penale kundër I.I (33), GJ (34), S.J (34), të gjithë nga Shkupi dhe kundër një kompanie nga Ohri, për shkak të ekzistimit  të dyshimeve për kryerjen e veprës penale ” mosrespektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë “. Më 02.08.2020 personat e raportuar organizuan një festë muzikore në Gradishte dhe në plazh, pa respektuar masat për parandalimin dhe përhapjen e sëmundjes infektive Kovid-19 dhe protokollet për hapjen dhe punën në kafiteri, gjegjësisht personat e raportuar nuk kanë vepruar sipas dekreteve të qeverisë “, njofton Sektori për Punë të Brendshme Ohër.

LEXO: Prokuroria hapi lëndë për ahengun e organizuar në Prilep, në kundërshtim me masat për mbrojtje nga Covid – 19

LEXO: RMV, Inspektorati e mbylli klubin e natës i cili organozoi aheng, në kundërshtim me masat për mbrojtje nga Covid – 19

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button