fbpx

RMV, janë shqiptuar 5.200 euro gjoba për disa televizione dhe radio për shkelje të heshtjes zgjedhore

Disa nga televizionet dhe radio stacionet nacionale janë gjobitur me gjithsej 5.200 euro, nga Gjykata penale themelore – Shkup, për raportim të pa balancuar gjatë fushatës zgjedhore, si dhe për mosrespektim të heshtjes zgjedhore para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik të këtij viti. Në njoftimin e fundit ASHMAV ka informuar TV “Shenja” gjithashtu është gjobitur me gjithsej 1.600 euro (1.200 euro për personin juridik dhe 200 euro për personin përgjegjës) për mbulim të pa balancuar të fushatës zgjedhore, shkruan Observatori Mediatik, transmeton Portalb.mk.

TV “Shenja” u gjobit sepse gjatë fushatës zgjedhore në lajmet e orës 18:55 në vend që të raportonte për të gjithë pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, televizioni ka raportuar vetëm  për rreth katër nga 15 pjesëmarrësit në zgjedhjet parlamentare.

Ky është mediumi i tretë për të cilën Gjykata penale themelore -Shkup e ka pranuar procedurën për kundërvajtje të ngritur nga Agjencia për shërbime mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAV) pas gjobave të shqiptuara prej 1.000 euro ndaj Alsat-M (800 euro për personin juridik dhe 400 EUR për personin përgjegjës). për raportim të pa balancuar gjatë fushatës zgjedhore, si dhe pas gjobës prej 2.600 euro për servisin  e parë programor të Radio Maqedonisë – NP RTM (2.000 euro për personin juridik dhe 600 euro për personin përgjegjës).

Pasqyrën e procedurave kundërvajtëse në ueb-faqen ASHMAV mund të gjendet edhe aktgjykimi për pafajësi të Alsat-M në lidhje me procedurën e kundërvajtjes nga ASHMAV për shkeljen e heshtjes zgjedhore. Gjykata e Shkupit e ka liruar Alsat-M nga përgjegjësia për transmetimin e një deklarate nga ministri i shëndetësisë Venko Filipçe gjatë heshtjes zgjedhore, në të njëjtën mënyrë si u lirua TV Telma më parë. Megjithatë, ASHMAV e ka apeluar aktgjykimin  për pafajësi të Alsat-M.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button