Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, 1 tetori

Në fillim, unë do të doja të përsëris se ishte rezoluta e Asamblesë së OKB të vitit ‘90 që kishte shpallur 1 Tetorin “Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar”. Qëllimi i kësaj dite është të na apostrofojë për të drejtat e të moshuarve që janë të pandashme nga parimet e përcaktuara nga OKB të cilët janë të ndara në pesë seksione, Pavarësin, Pjesëmarrjen, Kujdesin, Zhvillimin, Dinjitetin, nën moton “Të jetojmë më mirë vitet e fituara”.

Megjithate, pesë parimet në veçanti kanë të bëjnë me situatën e të moshuarve të cilët duhet të jenë në gjendje të punojnë dhe të marrin pjesë në vendimin i cili përcakton se kur dhe në çfarë shkalle do të tërhiqen nga jeta aktive dhe të kalojën në pension. Dhe, këtu doja të vija.

Kurë është fjala për të drejtat e pensioneve, mbrojtja sociale për të moshuarit tregon se është bërë përparim i dukshëm në shtrirjen e mbulimit të skemave të pensioneve, në vendet e zhvilluara. Ndërsa në vendet në zhvillim ku shumica e këtyre vendeve arrijnë një mbrojtje universale përmes një kombinimi të sigurimeve sociale dhe ndihmës themelore sociale. Ëhtë e vërtetë që mbrojtja globale e njerëzve të moshuar është rritur, por përfitimet mbeten modeste deri më sot. Edhe pse 68% e të moshuarve në botë marrin pension pleqërie, por niveli i përfitimeve mbetet i pamjaftueshëm thën modestësisht.

Po kështu, e drejta për mbrojtje sociale të të moshuarve nuk është ende një realitet për shumicën e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta (të varfra). Në shumë vende prej tyre, më pak se 20% e njerëzve të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit të ligjshëm marrin një pension. Dhe, një pjesë e konsiderueshme e njerëzve të moshuar varen kryesisht nga kujdesi i familjës, sipas një raporti të ONP.

Tani, alea jacta est, pandemia Covid-19 na ka treguar se si duhet të solidarizohemi të gjithë për të ndihmuar më të prekshmit dhe veçanërisht të moshuarit.Kjo mbështetje e familjes shumë e vlerësuar po shfaqet në horizont me joshjen e saj të rafinuar gjatë kësaj periudhe të pandemisë Covid-19. Kjo punë e siguruar nga familja do të shërbejë si një mësim në të ardhmen për të gjithë ne dhe për disa si “kujdestarë” të cilët do të duhet të vazhdojnë këtë rrugë të gjatë duke ndihmuar të dashurit e tyre. Po, të moshuarit vdesin nëse nuk i duam!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button