Biçikletat, tani mund të parkohen në Qendrën e Transportit për disa ditë (Galeri)

Parkimi për biçikleta u hap n; kuadër të Qendrës së transportit Shkup, i realizuar sipas projektit “Veloshtad” nga Mihajlo Stojanovski dhe Tea Damjanovska, i cili u zgjodh si dizajni më kreativ për parking të biçikletave, në thirrjen publike të shpallur nga Qendra për inovacione e Qytetit të Shkupit – Skupi Lab.

“Shpresojmë që parking i biçikletave do të inkurajojë qytetarët të përdorin biçikleta në mënyrë më aktive dhe do të kontribuojë në më shumë iniciativa për ridizajnimin e hapësirave publike në Shkup”, thonë nga Shkupi Lab.

Qëllimi i “Veloshtad” është të krijohet një lokacion të ri për biçikletat në qytet, ndërsa projekti, përveç parkimit, parashikon që ky shesh të ofrojë hapësirë ​​për shërbimin bazë të biçikletave, garderoba për ndërrimin e shpejtë të rrobave, kabinat për stacionim afatgjatë të biçikletave dhe pajisje urbane. “Veloshtad” do të sigurojë 12 mbajtëse për 24 biçikleta, si dhe gjashtë kabina për mbylljen e biçikletave për një periudhë më të gjatë kohore.

Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov shpjegoi se për herë të parë po hapet një vend ku biçikletat do të mund të lihen të sigurta, kurse qytetarët do të jenë në gjendje të vazhdojnë udhëtimin e tyre në destinacionin e tyre përfundimtar me transport publik, tren ose autobus nga Qendra e Transportit. Ai shtoi se ky është realizim i idesë për zbatim të parimit të multimodalitetit në politikat e biçikletave.

“Meta.mk” tashmë ka shkruar për problemet me të cilat përballen çiklistët në kryeqytet, si dhe për faktin se me kalimin e viteve ulet numri i familjeve që kanë biçikleta.

 

Para zgjedhjeve parlamentare, nisma qytetare “Në biçikleta” e nisi iniciativën #Velolinjaimeekuqe, me të cilën ua parashtroi politikanëve (deputetëve dhe anëtarëve të ekzekutivit) 10 kërkesa specifike për të përmirësuar çiklizmin në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button