Prej 1 tetorit administrata publike do të punojë prej orës 08 deri në ora 16

Pas tre viteve të zbatimit të kohës së punës fleksibile, administrata publike prej më 1 tetor do të punojë sërish në termin fiks prej 08 deri në ora 16, vendosi Qeveria e Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

“Në seancën e djeshme qeveritare është miratuar vendim që përkohësisht të suspendohet vendimi për orar pune fleksibil për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe në vend sikur tani që orari i punës fillonte prej 07:30 deri në ora 15:30 dhe prej 08:30 deri në ora 16:30, prej një tetori për të gjithë do të vlejë orari i punës prej në ora 08:00 deri në ora 16:00”, thuhet në kumtesën qeveritare.

Nga Qeveria nuk japin arsyetim se për çfarë arsye është miratuar ky vendim i përkohshëm. Përndryshe, orari fleksibil ishte miratuar më 1 shtator të vitit 2017-të me qëllim që të përmirësohen kushtet për të punësuarit në administratën publike dhe të përmirësohet procesi i dhënies së shërbimeve ndaj qytetarëve dhe komunitetit të biznesit. Vendimi për konstatimi për orarin e punës fleksibil për administratën publike u miratua në fillim të korrikut të vitit 2017-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button