RMV: Tre motra medicinale në Klinikën infektive dhanë dorëheqje, ja çfarë thotë Filipçe

Motra medicinale kryesore në Klinikën infektive, Zorica Ljubçiq Mitiq së bashku me dy koleget e saja Silvana Rogiq dhe Didvna Bojçeska kanë dhënë dorëheqje. Kërkesat e tyre për tu dorëhequr përfunduan në rrjetet sociale, pas çka pasoi një reagim qytetar. Qytetarët reagonin për shkak se dorëheqjet e tyre ndodhin në kohë pandemie, ku secili punonjës mjekësor është i rëndësishëm, shkruan 360 shkallë.

Vëmendjen më të madhe e tërhoqi qartësimi i motrës medicinale Ljubiçiq Mitiq e cila në kërkesën e saj thotë se në kërkesën për dorëheqje pas 28 vitesh punë, do të numëronte shumë arsye për këtë, por ajo vendosi të shkruaje vetëm një, “Mos respektim dhe degradim të profilit të motrës medicinale si personat kryesorë të personelit mjekësor”.

Dy motrat medicinale tjera kanë shënuar arsyet e veta se pse kërkojnë dorëheqjen nga puna. Në mëngjes, ministri për shëndetësi, Venko Filipçe, informoi se ka pasur takim me të tre motrat medicinale. Ai thotë se menjëherë pasi ata ta shfrytëzojnë pushimin që ju takon me ligj, përsëri do të bisedoje të kthehen në klinikën Infektive.

“Ata gjatë shtatë muajve të kaluar ishin në frontin e parë në luftën me pandeminë. Për përkushtimin e tyre dhe punën e palodhshme i falënderova shumë. Kur punohet në ashtu kushte me shumë stres dhe lodhje, është e kuptueshme që të vije deri te nevoja për ndryshim, që e kuptoj plotësisht. Megjithatë, në mëngjes i ftova në bisedë dhe biseduam të qëndrojnë në Klinikën ku puna e atyre vlerësohet shumë. U morrëm vesh që pas pushimit të merituar të cilin e morën përsëri të bisedojmë dhe të gjejmë mënyrë që së bashku të vazhdojmë në luftën kundër virusit korona në klinikën Infektive. Secili person në mjekësi është i rëndësishëm dhe do të bëj gjithçka që ti motivoj punonjësit e mjekësisë” tha Venko Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button