RMV, Qeveria miratoi disa vendime dhe protokolle me rekomandim të Komisionit për sëmundje ngjitëse

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e shtatë miratoi disa vendime dhe protokolle për funksionimin e institucioneve të ndryshme në kohën e epidemisë, transmeton Portalb.mk.

Qeveria miratoi raportin e Komisionit për dhënien e lejeve për organizimin e mësimit me prani fizike. Gjithashtu vendosi të lejohen organizimi i qëndrimit të vazhdueshëm në shkollat fillore, vetëm me nxënës nga klasa e njëjtë.

Ne seancën e sotme qeveria miratoi Protokollin për punë në këndet e lojërave. Qeveria miratoi vendimin për fillimin e punës së qendrave ditore për personat me nevoja të veçanta.

Me propozim të Komisionit, Qeveria raportoi për lejimin organizimin e incizimeve për filmat e metrazhit të gjatë.

Qeveria e RMV-së gjithashtu shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO Procesin e planifikimit të mbrojtjes – Hapi i tretë në proces, ndarja e Objektivave të aftësive.

Qeveria miratoi edhe Informacionin mbi Programin e reformës ekonomike 2021-2023 me Plan aksional për zbatimin e rekomandimeve të miratuara në Dialogun ekonomiko-financiar të 19 majit të vitit 2020, informojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë së RMV.

Në vend të orari të punës prej 07:30 deri 15:30 dhe 08:30 deri 16:30, Qeveria vendosi që për administratën shtetërore nga 1 tetori të vlen orari i punës prej 08:00 deri 16:00.

Lupço Nikollovski u emëruar përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e Kodit të ri për sjellje etike të anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike të emëruar nga ana e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button