RMV, u aksidentua një autobus që transportonte ushtarë

Stabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se është aksidentuar një autobus që transportonte pjesëtarë të ushtrisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftim thuhet se aksidenti ka ndodhur në magjistralen Strumicë-Shtip, ndërsa bëhet fjalë për autobus që transporton pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të transportit të organizuar në rrugën Strumicë-Radovish-Shtip-Petrovec.

“Në aksidentin i cili sipas informacioneve tona dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme ndodhi në ora 06:47 minuta tetë kilometra para Shtipit, transportoheshin 16 pjesëtarë të Ushtrisë në vendet e tyre të punës në garnizonet e lartpërmendura, ndërsa sipas informacionit fillestar disa prej tyre kanë lëndime të lehta dhe për momentin të gjithë anëtarët janë dërguar në Spitalin në Shtip ku u nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar gjendjen e tyre shëndetësore”, qëndron në njoftim.

Hetim në vendin e ngjarjes është kryer nga Prokurori Publik dhe MPB, ndërsa edhe një ekip nga policia ushtarake shkoi në vendin e ngjarjes. Autoritetet njoftojnë se autobusi dhe kompania transportuese kanë vërtetim për plotësimin e kushteve të nevojshme teknike për transportin e udhëtarëve.

Pas ekzaminimeve, pjesëtarët e Ushtrisë do të veprojnë në përputhje me rekomandimet e dhëna nga mjekët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button