Kartelat pagesore prej 6.000 denarëve do të shpërndahen nga mesi i nëntorit

Për dy muaj apo nga mesi i muajit nëntor bankat do të dorëzojnë kartelat qytetarëve të cilët bëjn pjesë në ndonjërën prej kategorive dhe ju takon kartela “blej të vendit” prej 6.000 denarësh. Listat do të publikohen në mes të tetorit, ndërkaq paratë me siguri do të duhet të harxhohen deri në fund të vitit, shkruan Fokus.mk, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Zoran Zaev e promovoi vazhdueshmërinë e projektit “Blej të vendit” me kartela të cilat kapin 283.000 qytetarë. Kjo është pjesë e paketit të katërt të masave antikrizë, kurse shteti për këtë ka ndarë 27.6 milion euro.

Kësaj radhe kartela pagesore me 6.000 denarë do të marrin 5.726 prindër të vetëm, pensioner që ka pension deri në 15.000 denarë të cilët janë rreth 182.271, të papunësuarit pasiv, apo 85.108 qytetarë, artistët e pavarur, punëtor të filmit, punëtor të kulturës dhe estradës, numri i të cilëve është 520.

Kështu kartelë do të marrin edhe 540 studentë të cilët nuk kanë qenë pjesë e paketës së kaluar, si dhe përkrahje për standardin studentor nga deri në 44 milion denarë, për vitin 2020 fitojnë gjithsej 884 studentë dhe 347 nxënës. Të drejtë për kartelën do të kenë edhe qytetarët të cilët janë në moshën e pensionit, por nuk kanë pension e as sigurim social.

Qytetarët nuk kanë nevojë të aplikojnë, ata do ta gjejnë vetën në listat të cilat do të publikohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button